Beshamela e bërë vetë (në versioni light)

Beshamela është një salcë e mirë për të shtuar shijen e gatimeve të ndryshme, por është pak e rëndë dhe kalorike. Për këtë arsye po ju tregojmë një mënyrë më “të lehtë” për ta përgatitur.

Po, mund ta bëni vetë në shtëpinë tuaj, është shume e thjeshtë, nuk kushton shumë dhe për më tepër të ndihmon të bësh shumëllojshmërinë  e gatimeve që dëshiron. Provoni recetën që po ju propozojmë.

beshamel2

  1. Shtoni 50 g miell në një tenxhere me 200 ml qumësht pjesërisht të skremuar.
  2. Ngrohni edhe 300 ml qumësht dhe bashkojeni pak e nga pak me brumin e përgatitur. Përziejeni vazhdimisht, ndërkohë që salca gatuhet në nxehtësi mesatare, derisa të ketë arritur një përmbajtje homogjene dhe të butë.
  3. Fikni zjarrin, jepini shije beshamelës me kripë, piper dhe arrë mosakt të grirë.
  4. Nëse nuk e përdor menjëherë, mund ta ruash në ngrirje. Kurt ë dëshironi ta përdorni, nxirreni nga ngrirja, shkrijeni dhe hidheni përsëri në tenxhere për ta ngrohur. Por do ishte me mirë nëse i shtoni edhe pak qumësht dhe për ta zbutur punojeni pak me rrahësen elektrike.
Ja nje recete qe mund ta besh qe tani.

presh me beshamelPresh me beshamel

Pastroni 8 presh: lajini mire tek bishtat dhe hiqini rrenjet. Pritini ne mes dhe gatuajini ne avull per 5 minuta, ose jepini nje vale ne ujin që zien. Merrni nje tave dhe vendosini ne rradhe. Hidhini kripe dhe piper, trumze te fresket dhe beshamele light. Vazhdoni edhe nje shtrese tjeter me presh dhe ereza. Perfundojeni me pak salce beshamele dhe trumze siper, mbulojeni me leter alumini ose kapak dhe futeni ne furre per 20 minuta ne 200°. Hiqini lehtren e aluminit dhe lereni edhe per 2-3 minuta ne 230° qe te marri nje ngjyre te arte ne siperfaqe.

Keshilla
  • Nese deshironi, mes shtresave mund te shtoni therrime buke dhe feta proshute.
  • Nese ju mungon trumza, mund ta zevendesoni me borzikol.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search