Biftek me gjalpë, kapari, ullinj dhe piper

Mishi i prere per biftek eshte nje nga pjatat me te preferuara shqiptare. Ne kete recete e sjellim me nje shije ndryshe, qe besojme se do ta pelqeni shume. 

Përgatitja: 5 minuta
Pjekja: 6-10 minuta
Për racion: 380 kalori; 26 g yndyrna (11 g prej të cilave janë të ngopura); 0 g karbohidrate.
Përbërësit për 4 persona: 2 lugë gjelle vaj ulliri; 2 lugë gjelle kokrra piperi të zi; 4 x 175 g biftek; 2 lugë gjelle ullinj të zinj, pa bërthamë dhe të grira hollë; 1 lugë gjelle kapari, e grirë hollë; lëkura dhe lëngu i ½ limoni.

  • Nxehni vajin në një tigan antingjitës. Fërkoni çdo biftek me piperin e zi dhe skuqini për 3 minuta në çdo anë, nëse i pëlqeni jo shumë të pjekur dhe 4-5 minuta nëse i doni të pjekur mirë. Ruajini në të ngrohtë, ndërkohë që përgatisni gjalpin.
  • Hidhni përbërësit e mbetur në një tas të vogël dhe rrihini së bashku. Shërbejeni çdo biftek me një shuk nga gjalpi i përgatitur.
Shërbejeni me…  Patate të prera hollë dhe të fërguara; me sallatë rukola dhe qepë të kuqe.

 Keshilla:  Përgatisni dyfishin e sasisë së gjalpit. Mbështilleni me qese ushqimore dhe ngrijeni për një javë. Ky lloj gjalpi shkon edhe me makaronat, përzier me pjesë të mbetura të pulës së pjekur.

Nese e gatuani te zgares…

Ja se cfare duhet te mbani parasysh kur e gatuani mishin ne kete menyre: 
  • Mishi duhet të jetë në temperaturë ambienti.
  • Zgara duhet të jetë shumë shumë e nxehtë në momentin që do të vendosni biftekun.
  • Duhet ta kriposni vetëm pasi është pjekur kështu që mishi nuk do t’ju forcohet. Kjo ndodh vetëm me kripën e imët, pasi me kripën e trashë, po ta shtoni te zgara, mishi do të marrë shije.
  • Piqeni 3-4 minuta nga çdo anë dhe të mos e shponi mishin me pirun, pasi i dalin jashte lengjet dhe mishi forcohet.

Foto: foodtolove.co.nz

femra-moderne.com