Bliri, lulja e shendetit

Bliri në mjeksinë popullore përdoret  për shumë probleme shëndetësore, madje edhe kundër ankthit dhe nervozimit.

Lulet e blirit që prej lashtësisë njiheshin si lulet ku fshihen rrezet e diellit. Rrezet e diellit fshihen në lulet e blirit, thotë legjenda. Sipas traditës, kur pihet çaji i blirit, ngrotësia e diellit futet në organizëm, shkakton djersitje dhe e liron temperaturën e trupit. Gjethet e kësaj peme lulëzojnë prej fillimit të pranverës e deri në vjeshtë.

  • Lulet e blirit perdoren ne semundje te shkaktuara nga te ftohtit dhe qe shoqerohen me temperature (rrufe, kolle, kelbaze).
  • Perdoren ne semundjet e veshkave dhe te fshikezes urinare.
  • Ne raste te vjellash ose kur kemi probleme me tretjen: Zjeni per 15 minuta 60 gr lule ne 1 liter uje. Filtrojeni dhe pijeni cajin pak nga pak.
  • Çaji blirit shkakton djersitje dhe liron temperaturën e trupit. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të larguar toksinat nga trupi, së bashku me kripërat e tepërta, yndyrnat, ujin dhe substancat e huaja.
  • Bliri ne mjekësinë popullore përdoret edhe kundër ankthit dhe nervozes.

Nëse vuani nga luhatjet e humorit ose stresi kronik, një filxhan me çaj bliri është zgjidhja më e zgjuar që mund të bëni për të përmirësuar shëndetin mendor. 

  • Bliri ka veti diuretike dhe qetësuese.
  • Përbërësit biologjikë të lules së blirit do të shuajnë shqetësimet gastrointenstinale dhe stimulojnë një tretje më të mirë të ushqimit.
  • Nëse keni stomak të rënduar, fryrje, vuani nga konstipacioni, apo shtrëngimet atëherë mos i kurseni vetes një filxhan me çaj bliri.
  • Neutralizon radikalet e lira: Siç ndodh edhe me të gjitha bimët e tjera mjekësore, antioksidantët që gjenden tek bliri shërbejnë si luftëtarë kundër radikaleve të lira, duke i larguar ato dhe përmirësuar shëndetin tonë të përgjithshëm. E gjithë kjo parandalon sëmundjet kronike. Antioksidantët janë shumë efikasë në mbrojtjen e lëkurës kundër shenjave të plakjes dhe ekspozimit në diell.
  • Çaj nga bliri për pastrimin gjakut: 25 gr lule bliri i zieni në 2,5 dl ujë derisa të avullohet gjysma e ujit. Shtoni qumësht dhe një lugë të madhe mjaltë. Pini për një kohë të gjatë 1 deri 2 gota në ditë.
  • Zbutini djegiet duke vendosur kompresa me caj bliri. Në një litër uji të valuar shtoni 100 gr lule bliri dhe lereni të mbuluar për tri orë, filtrojeni, bëni kompresa dhe vendosini në vendin e lënduar.

Gjate vjeshtes dhe dimrit rriten nevojat e organizmit per te qene me i forte per te perballuar virozat dhe semundjet stinore. Forconi imunitetin duke perziere 25 gr trendafil te eger dhe lule bliri. Shtoni 15 gr lëkurë portokalli dhe lule shtogu ne nje tenxhere me gjysmë litri ujë të valuar. Lëreni për dhjetë minuta të mbuluar, e më pas filtrojeni. Pini dy deri në tre filxhanë nga ky çaj në ditë.

  • Nëse vuani nga dhimbjet e kokës, të shkaktuara nga tensioni dhe simptoma të tjera të inflamacionit duhet të konsumoni çaj bliri. Në të njëjtën mënyrë që largon inflamacionin nga trakti respirator, ashtu ul tensionin e gjakut dhe largon inflamacionin nga enët e gjakut duke parandaluar një sërë problemesh përfshirë dhimbjet e kokës.
  • Çaji i lules së blirit të ndihmon edhe me kollën dhe dhimbjen e fytit.

femra-moderne.com