Ngjyra blu dhe nuancat e saj jane me te preferuarat ne sezonin pranvere-vere dhe jo vetem per shtepine e plazhit…
Nga mbulesat e tavolinave, mbulesat e shtretërve, jastëkët dhe perdet me ngjyra te toneve blu do jenë e pranishme për të krijuar një ambient me dritë dhe të këndshëm.
Me pak imagjinatë, ne mund të sjellin pak stinën e verës në shtëpinë tonë me të gjitha nuancat e blusë, kobalt, pastel, akuamarine, mundësitë për të rinovuar shtëpinë tonë janë të pafundme.
Nga nuancat më të lehta që kthehen në blunë e qiellit, në ato më intensive që na drejtojnë drejt blusë së ndritshme dhe të gjallë, na bëjnë të ëndërrojnë plazhet e bukura të Mesdheut.
Ne mund të kombinojmë blu me të bardhë, për një kombinim që kurrë nuk dështon, ose me gri, për të qënë gjithmonë në modë, ose me ngjyrën bezhë për një ambient shtëpie të pastër e plotë dritë.
Bluja nuk do të mungojë edhe në aksesorët zbukurues të shtëpisë si në vazot e luleve, në zbukurimet që vendosen mbi tavolinë dhe në ato kolltuqet e vegjël që shpesh të japin idenë e relaksit dhe të fusin në një botë meditimi.
Blunë mund ta kemi të pranishme dhe në ngjyrën e mureve, të cilat do të jenë të lyera vetëm në një faqe të tyre e cila do të krijojë një kontrast me orenditë e shtëpisë duke i kthyer hapsirën e dhomës së ndenjes dhe të ngrënies në një vend ideal për të sjell pushimet verore brenda ambientit të shtëpisë.
Për verandat e jashtme të cilat të krijojnë një atmosferë qetësie e pushimi nuk do të mungojnë detajet e ngjyrës blu në jastëkët mbi karrige ,në dritare dhe mbi aksesorët e tavolinave të vogla. Të gjitha keto do ta kthjne ambientin jashtë në një vend ideal për të konsumuar një filxhan çaji ne qetësinë e natyrës.