Këngëtari i njohur amerikan, Bob Dylan fiton çmimin Nobel për Letërsinë. “Ai fitoi çmimin për krijimin e shprehjeve të reja poetike brenda këngëve tradicionale amerikane”, tha sekretarja e përhershme e Akademisë, Sara Danius pas shpalljes së çmimit.
Vitin e kaluar këtë çmim e mori autorja bjellorusja dhe gazetarja investigative, Svjetllana Aleksijeviç. Këtë vit, çdo çmim kishte vlerën e tetë milionë korona (930 000 dollarë).
Çmimet jepen çdo vit më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së industrialistit suedez, Alfred Nobel. Por ka gjasa qe Bob Dylan te mos e pranoje marrjen e ketij cmimi.
Thuajse 24 orë pas dhënies së çmimit Nobel në Letërsi kantautorit amerikan Bob Dylan, Akademia suedeze nuk ka komunikuar ende me këtë superstar, i cili po zhvillon një tur koncertor.
“Akademia ka biseduar me menaxherin e Dylan gjithashtu drejtues i turit të tij muzikor”, sqaroi për median kancelari i saj, Odd Zschiedrich. “Por, nuk kemi mundur të zhvillojnë asnjë bisedë me fituesin”, theksoi ai.
Bob Dylan dha para dy ditesh një koncert në Las Vegas, ku sipas gazetarëve që ishin të pranishëm, ai nuk përmendi për asnjë rast Nobelin në Letërsi, i përqëndruar tërësisht tek notat muzikore.
Sipas Washington Post, që kontaktoi me disa të afërm të tij, Dylan ka qëndruar në heshje përgjatë gjithë ditës në lidhje me shpërblimin e këtij cmimi. Një prej miqve të këngëtarit, Bob Neuwirth deklaroi se ai ishte shprehur se do të ishte më mirë të mos bënte asnjë falenderim për këtë rast. Mos ndoshta do te jete i treti personazh, pas Pasternak dhe Sartre, qe do te refuzoje kete cmim?