Brad Pitt nën hetim nga FBI për dhunë ndaj djalit Maddox

Çështja e divorcit të Brad Pitt me Angelina Jolie-n komplikohet gjithnjë edhe më shumë për aktorin, i cili po hetohet për dhunë ndaj fëmijëve.

Sipas TMZ-së, “Brad Pitt është nën hetim për dhunë ndaj fëmijëve. Hetimi po kryhet nga departamenti i Los Anxhelos që merret me çështjet familjare dhe të minorenëve”.

Me sa duket disa zënka verbale kanë përfshirë edhe fëmijët të cilët ndoshta mund të jenë goditur edhe fizikisht. Dhe është pikërisht kjo arsyeja që e ka shtyrë Angelina Jolie-në të bëjë kërkesën për divorc.

Gjatë një grindjeje të ndodhur në avion, situata ndërmjet prindërve është acaruar me britma. Debati i ndezur familjar duket se ka vazhduar, sipas dëshmitarëve edhe pas uljes së avionit.

Faktikisht Angelina kërkesën për divorc e ka bërë të nesërmen, kështu që ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

https://femra-moderne.com/avokati-i-angelina-jolie-arsyeja-e-divorcit-nga-brad-pitt/

Ndërsa burime pranë Pitt bëjnë me dije se aktori e ka marrë këtë çështje shumë seriozisht dhe mendon se është absurde që të akuzohet për një gjë të tillë.

Brad Pitt nuk ka bere akoma publike versionin e tij dhe as nuk ka reaguar publikisht per kete gje. Megjithate, burime te ndryshme i kane treguar revistes People qe 52 vjecari nuk e ka goditur djalin e tij te madhe Maddox, gjate fluturimit nga Franca ne ShBA.

femra-moderne.com