Bridget Jones është rikthyer. Renee Zelleger magjepsi me paraqitjen e saj në premierën e filmit “Bridget Jones’s Baby”, të shfaqur në Londër, film që u mirëprit nga kritika.
Filmi më i ri i Bridget Jones ka marrë vlerësime maksimale pas premierës së tij në Londër, duke u cilësuar si më komiku nga seritë e këtij filmi.
Renee Zellweger luan rolin e Helen Fielding, për herën e tretë. Personazhi tepër i pëlqyer i vajzës së thjeshtë që zhytet në situata nga më të çuditshmet e plot humor, vjen këtë herë si një grua tek të 40-tat, sërish beqare dhe befasisht shtatzënë.
Aktores teksane do t’i duhet të përballet edhe një herë me shtimin në peshë, ndërsa Colin Firth vjen dhe ai në formën e dashurisë së vjetër si Marc Darcy. Patrick Dempsey do të interpretojë amerikanin Jack Qwant, njeriun që ka tërhequr së fundi vëmendjen e Bridget-it.
Rolin që do të kthehej në njërin prej sukseseve të saj më të mëdha, Zellweger e mori për herë të parë në 2001-shin me “Ditari i Bridget Jones”. Pas kësaj, tre vjet më vonë, erdhi vazhdimi i filmit, “Bridget Jones, skaji i arsyes”.
Tani, edhe pse më e madhe në moshë dhe një producente lajmesh në televizion, Bridget sërish përfshihet në telashe pa fund.
Aktorja amerikane u paraqit në formë të shkëlqyer pas polemikave të muajve të fundit, me një fustan të gjatë të zi me një sup jashtë. Bashkë më të ishte edhe i gjithë kasti i filmit, nga Colin Firth tek Patrik Dempsey.
Filmi do të shfaqet në kinema në 16 shtator.