Britney Spears në spital për shkak të stresit

Këngëtarja amerikane Britney Spears është shtruar në spital, në një qendër të shëndetit mendor, për shkak të një stresi të fortë psikologjik dhe emocional, ndoshta për shkak të problemeve shëndetësore të babait të saj, i cili në vitin e fundit ka pësuar dy ndërhyrje kirurgjikale, citon gazeta italiane ‘’La Stampa’’.

BEVERLY HILLS, CA – APRIL 12: Honoree Britney Spears attends the 29th Annual GLAAD Media Awards at The Beverly Hilton Hotel on April 12, 2018 in Beverly Hills, California. (Photo by J. Merritt/Getty Images for GLAAD)

Burime të afërta me këngëtaren në fakt kanë zbuluar në faqen e internetit se idhulli i viteve ’90 ishte regjistruar në një strukturë të specializuar dhe do të merrte asistencë për rreth një muaj.

Për më tepër, sipas disa gazetave amerikane, shtrimi në spital ishte tërësisht vullnetar.

femra-moderne.com