Brokoli, lulelakra dhe lakra, një kure e mundshme per autizmin

Lajme te mira vijne per trajtimin e autizmit nga disa bime te thjeshta, te cilat i perkasin familjes se perimeve.

Një studim i kryer nga shkencetaret e spitalit per femije MassGeneral dhe nga Universiteti i Mjekesise “John Hopkins” ne SHBA, ka treguar se trajtimi i perditshem me sulforafan (molekule aktive qe gjendet te brokoli, lulelakra dhe lakra), mund te permiresoje disa nga simptomat e çrregullimeve te spektrit autik.

Per kete studim jane regjistruar 44 te rinj nga mosha 13 deri 27 vjeç. Te gjithe ishin te diagnostikuar me çrregullime te spektrit autik (të lehte ose te rende). Me pas, ne menyre rastesore ose te perditshme, një pjese te pjesemarresve iu dha një doze sulforafani (ekstrakt brokoli, lulelakre apo lakre), ndërsa nje pjese tjeter, placebo (hape e padëmshme).

Sipas autorit kryesor te studimit, dr. Kanwaljit Singh, rezultatet mesatare për secilin nga vlerësimet ishin dukshëm me te mira per 26 pjesemarresit qe kishin marre sulforafan, në krahasim me ata 14 qe morën placebo.

Ne fund pjesa me e madhe, por jo të gjitha permirësimet, u zhduken ne javën e 22 të rivleresimit (kur pjesemarresit nuk moren trajtim me sulforafan).

“Rezultatet per ne nuk ishin surprizuese, qe nga momenti që permiresimet ishin teper te dukshme. Ky ishte një studim i mirëfillte shkencor, i cili do të perseritet dhe mbi te gjitha do t’u sherbejë personave qe vuajnë nga autizmi”, tha dr. Zimmerman, bashkautori dhe korrespondenti i këtij raporti.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search