Brunilda Zllami: Te jesh femer eshte privilegj

Nga shkrimtarja Brunilda Zllami

E kam shkruar shpesh ne librat e mi qe eshte e veshtire te jesh femer dhe te ecesh perpara ne jete.

E veshtire dhe me mijera pengesa. Me mijera rrezime e ngritje te mundimshme. Megjithate kam shpresuar se dicka do te ndryshoje ne shoqerine tone. Kam shpresuar ne gjithe keto vite e kam pare femren shqiptare te rropatet ne kerkim te jetes, identitetit, karrieres e ndertimit te familjes. Jam zhgenjyer dhe jam inatosur me indiferencen, percudnimin, rregullat e tjera me te cilat duhet te luaj me, kutet e tjera me te cilat duhet te matemi, padrejtesite qe hasim cdo dite.

Jam e inatosur me dhunen verbale, psikologjike dhe shpesh fizike me te cilen perballen Femrat, me arrogancen, injorancen, duhmat e mbushura me helm qe durojne ato. Ne cdo vend eshte e veshtire te jesh femer.

Duhet te jesh me e zonja se nje mashkull, te sakrifikosh me shume se ai, te provosh deri ne sfilitje vlerat e tua e serisht te mos vleresohesh sa duhet. Sepse je femer!

Ne kete bote te percudnuar duhet te mbash maske, te buzeqeshesh, te fshehesh dhimbjen e te luftosh nje lufte rezultati i te ciles mund te jete vendosur ne skuta mediokre nga te tjere, nga ata qe urrejne Femrat. Se sado e pamundur te duket ka njerez qe i urrejne Femrat, vetem per faktin qe kane lindur te tilla. E pabesueshme, por ndodh. Njerez te vegjel, me komplekse, me shpirt te kastruar. Njerez qe i shohin ato si objekte dhe habiten, xhelozojne e terbohen kur zbulojne se ato mund te jene me te zgjuara, me te afta, me shpirt me te paster se ata. Dhe ka edhe me keq, jane dhunuesit, vrasesit qe mendojne se kane te drejten t’u marrin jeten ne baze te rregullave e morale qe i tjetersojne si duan.

Eshte e veshtire te jesh femer, por ne jemi te tilla e do ngreme zerin per veten tone.

Dhe keto zera nje dite do tretin urrejtjen, do shembin kufinjte qe na kane kurthuar si ne kafaz dhe do na ofrojne vendin qe na takon. Jemi femra por s’jemi te brishta, as memece, as te varura. Ne dime dhe mundemi te luftojme per veten tone. Te lindesh femer nuk eshte mallkim, eshte privilegj! Duhet te vije nje dite qe kjo te behet e vertete! Duhet te vije nje dite qe dikush te mos derdhe lot kur lind nje femer!

femra-moderne.com