Buka shpesh here ngarkohet me fajin per shtimin tone ne peshe. Por duhet tё bёhet e qartё njёherё e pёrgjithmonё se pesha varet nga konsumi total i kalorive brenda ditёs dhe jo vetёm i njё pёrbёrёsi.
Buka e zezё ёshtё ajo qё sugjerohet nё çdo program diete, por e vёrteta ёshtё qё ajo ka pothuajse tё njёjtat kalori me bukёn e bardhё. Çdo fetё 30 gram pёrmban rreth 70-80 kalori.
Nuk ekzistojnё ushqime qё të shёndoshin dhe ushqime qё dobёsojnё
Njё dietё e balancuar, mbёshtetet nё tё gjitha grupet e ushqimit dhe ka si karakteristikё masёn dhe shumёllojshmёrinё. Kёtu duhet theksuar se buka, ashtu si edhe drithёrat, gjendet nё bazёn e piramidёs ushqimore, qe do tё thotё se duhet tё konsumohen nё pёrditshmёri.
Lexoni edhe: Kjo eshte gruaja qe ha vetem buke
Vlerat ushqyese te bukes
Konsumimi i bukёs ёshtё njё nga zgjedhjet mё tё shёndetshme dhe vlerat ushqyese qё pёrmban sjellin shumё tё mira nё organizёm:
- Fibrat, thelbësore për tretje të mirë dhe funksionin e zorrëve.
- Amidoni, burimi i energjisë trupit.
- Vitaminat e grupit B (B1 dhe B2), të cilat kontribuojnë në gjendje të mirë të sistemit nervor dhe metabolizmit.
- Karbohidrate te ndryshme, te cilat furnizojne trupin me energji per ore te tera.
- Konsiderohet ushqim kryesor, qe duhet te jete prezent ne cdo diete te shendetshme, vecanerisht tek menuja e femijeve.
Konsumimi i rregull dhe i sakte i bukёs nuk shёndosh
Duhet tё dini se konsumimi ne menyre te rregull dhe te sakte i bukёs nuk shёndosh. Sasia qё secili duhet tё konsumojё nё pёrditshmёri varet nga kaloritё e nevojshme tё trupit dhe programin ditor. Buka eshte e nevojshme per ata njerez qe kane aktivitet te larte mendor gjate dites, por eshte shume e shendetshme edhe per njerezit me stres dhe depresion. Me afёrsi mund tё thuhet se njё konsumim i balancuar, kёrkon 4-5 feta nё ditё.
https://femra-moderne.com/buke-franceze-vaj-rozmarine/