Pak vaj ulliri dhe nje erez e fresket (ne kemi zgjedhur rozmarine) i japin nje shije te paimagjinueshme cdo lloj buke. Me kete buke mund te shoqeroni cdo lloj supe, perime ne avull, por edhe thjesht me salce, ose djathe… Yummy!
Përbërësit
- ¼ filxhan vaj ulliri
- 3 luge me rozmarine te fresket te copetuar
- 1 bukë franceze (bagete), e prere per se gjati
Udhëzime per pergatitjen
- Bashkoni vajin e ullirit dhe rozmarinën në një tigan të vogël dhe ngroheni deri sa te behet vaji aromatik.
- Lyeni në brendësi çdo gjysmë buke me vajin me rozmarine.
- Bashkoni gjysmat e bukes dhe mbështilleni buken me nje leter furre.
- Piqeni në 400 gradë për 10 minuta ose derisa te marri nje ngjyre te lehte thekje.

Rozmarina
Rosemarina është një barishte shumë aromatike me vlerë të madhe ne kuzhinë. Ajo eshte edhe nje bime dekorative për kopshtin tuaj. Gjethet e saj mund të hiqen lehtë nga deget e drurit dhe t’i shtoni për me shije të gatimeve. Mund t’i perdorni per mishin dhe peshkun, per salca te ndryshme dhe marinada, mund ta perzieni me gjalpe per t’ja heshur siper biftekut. Ndryshe nga shumica e bimëve, aroma e rozmarines është e fortë kur sapo eshte keputur, kështu që është mire te keni nje vazo me kete bime ne shtepine tuaj.