Nese edhe ju i pelqeni sanduicet dhe here pas here pergatisni nga nje te tille, ju sugjerojme te provoni kete bukë pite me pulë të pjekur, te pasuruar me djathe te shkrire dhe perime.
Veshtiresia: E lehtë
Përgatitja: 15 minuta – 2 orë përpara
Gatimi: rreth 25 minuta
Përbërësit për 4 persona:
- 2 bukë pite;
- 2 copa mishi të bardhë pule, pa lëkurë;
- 1 dl qumësht;
- 1 lugë gjelle marmalatë mangoje ose limoni;
- 1 lugë gjelle djathë i butë i lyrshëm (tip Philadelphia);
- 2 domate të pjekura mirë;
- 2 qepë të bardha;
- rrepë;
- fije korianderi;
- rozmarinë.
Menyra e pergatitjes:
1. Hidhni qumështin në një sallatierë, shtoni copat e pulës dhe lërini të marinohen për rreth 2 orë.
2. Pasi të kenë kaluar këto orë, ndizni furrën. Vendosini copat e pulës në një tavë dhe piqini për 12-15 minuta për anë. Nxirrini nga furra dhe lërini të ftohen, para se t’i prini në feta të holla rrethore.
3. Pritini domatet dhe rrepat në rrathë të hollë. Përzieni marmalatën me djathin e butë të lyrshëm dhe grini rozmarinën.
4. Pritini bukët pite përgjysmë, për nga trashësia.
5. Lyejini në njërën anë me përzierjen e butë; shtoni rozmarinën, rregulloni sipër fetat e pulës, pastaj rrepat, domatet, qepët dhe së fundi korianderin. Vendosni mbi to pjesën tjetër të bukës pite dhe shërbejini menjëherë.
Këshillë
Mund të realizoni të njëjtin lloj sandwich-i, duke përdorur pulë të pjekur qe mund t’ju kete tepruar nga nje nate me pare dhe duke shtuar vezë të zier të copëtuar.