Kur hani mëngjes i siguroni trupit tuaj forcë dhe energji, nderkohe qe çaji, kafeja, frutat dhe drithërat janë një ilaç i sigurt edhe për bukurinë tuaj
Çantë tualeti apo shportë për piknik? Depo ushqimesh apo parfumeri? Mjafton t’u hedhësh një sy produkteve kozmetike dhe të duken si ushqime për t’u ngrënë. Dhe jo vetëm nga mënyra se si i paketojnë, por edhe për aromat ngacmuese që duken sikur dalin nga një dollap ushqimesh. Nëse kontrolloni përbërësit, do të vini re që shpesh bëhet fjalë për ushqime që i gjeni çdo ditë në tavolinat tuaja. Rezultati i kësaj? Një mirëqenie që vjen si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Sepse të njëjtat principe aktive (vitamina, proteina, kripëra minerale) e përmirësojnë së tepërmi pamjen estetike dhe
pengojnë procesin natyral të plakjes.
Një ditë e mirë? Duket që në mëngjes
Për t’u furnizuar me energji duhet të veprojmë në të dyja burimet, si në atë ushqimor ashtu dhe në atë kozmetik. Në mëngjes, sepse duhet të furnizohemi me të gjithë energjinë e nevojshme për të përballuar një ditë plot angazhime dhe stres. E njëjta gjë vlen edhe për lëkurën tuaj, pasi ajo duhet të mbrohet përditë nga faktorët atmosferikë.
Pse duhet te hani gjithmone mengjes
- Një ditë e mirë fillon nga një mëngjes i shëndetshëm dhe i ekuilibruar.
- Mëngjesi na furnizon me 20 % të prurjes kalorike në ditë dhe kjo është një arsye mjaft e mirë për të mos e lënë asnjëherë pa ngrënë.
- Sapo të zgjoheni duhet të pini esëll një gotë ujë pa gaz në temperaturën e ambientit. Pastron organizmin, normalizon hidratimin e lëkurës.
- Më pas, mund të pini një filxhan kafe ose çaj duke i kombinuar me një racion me drithëra, pasi stimulojnë zorrën pa e acaruar.
- Lëngjet e shtrydhura të frutave të freskëta plotësojnë mëngjesin e përkryer. Ato janë të pasura me vitamina dhe kështu të mbajnë me energji deri në orarin e drekës.
Lexoni edhe: Lengjet e bukurise
Drithëra
Eshtë “benzina” që ju jep energjinë e duhur për ta filluar sa mirë ditën. Dhe nëse stomakut i japin një ndjesi ngopjeje, lëkurës i sigurojnë një veprim të trefishtë: ushqyes, përtëritës dhe mbrojtës.
Lexoni edhe: Fara Chia & tershere jane kombinimi më i mirë për mëngjes dhe perfekt per hollimin e belit
Kafe, çaj dhe…
…një gotë ujë esëll. Dhe më pas, një filxhan me pije energjike si kafeja. Pirja në mëngjes sapo zgjoheni është një zakon shumë i mirë. Mos harroni që edhe lëkura ka etje.
Dhe tani frutat…
Janë të shijshme por të lehta. Gjithashtu janë shumë të pasura me vitamina. Frutat janë pa dyshim zgjidhja për ta bërë mëngjesin tuaj edhe më të shëndetshëm. Ndër të tjera, ekstraktet e tyre e bëjnë lëkurën tuaj të lëmuar dhe të shndritshme.