Nje byrek i shijshem dhe i vecante, me perberes kryesor mishin e pules dhe kerpudhat.
Nuk do ta besoni se sa e lehte eshte te beni nje byrek te tille. Eshte edhe nje recete e mire edhe per te riperdorur mishin e pules qe ju ka mbetur pa ngrene nga nje dite perpara. Receta qe po ju prezantojme eshte thjesht me pule dhe kerpudha, por ju mund t’i shtoni edhe perberes te tjere. P.sh. mund t’i shtoni djathe ose dy luge pana kuzhine. Gjithashtu nese deshironi mund ta pasuroni me zarzavate te tjera si selino dhe karota te prera ne copa te vogla. E rendesishme eshte qe ta beni sipas shijes tuaj.
Perberesit per: 6 – 8 persona
Veshtiresia: E lehte
Perberesit:
- 1 pule e vogel ose 2 gjokse pule
- 500 gr kerpudha
- 1 qepe
- Majdanoz
- 2 thelpi hudher
- Peta byreku te gatshme
- kripe, piper
Menyra e pergatitjes:
- Zieni pulen, merrni vetem tulin dhe priteni ne copa. Nese doni mund te shtoni dy dege selino dhe 1 karote per shije dhe vlera te shtuara ushqyese.
- Ne nje tigan kaurdisni me vaj ulliri qepen e grire imet, kerpudhat e prera ne copa, hudhren dhe majdanozin. Shtoni edhe copat e pules. Kriposeni e piperoseni sipas shijes.
- Merrni tepsine dhe yndyroseni. Shtroni petet duke i lagur pak me lengun e mishit. Ne mes shtroni gjellen e pergatitur me pulen dhe kerpudhat. Vendosni pjesen e mbetur te petave duke i lagur nga pak me lengun e pules.
- Hidhini pak vaj ulliri ose gjalpe te shkrire siper dhe futeni ne furre per pjekje.
E keni gatuar me perpara byrekun me mish pule dhe kerpudha? Na tregoni ne seksionin e komenteve pershtypjet tuaja…