Çaj dobësues me lëkurë portokalli

Lëkura e portokallit eshte nje burim i cmuar vitamines C dhe i pektines. Pektina eshte nje fiber natyrale, e cila mund te ule rrezikun e rritjes se sheqerit ne gjak pas ngrenies. Kjo eshte nje ndihme per personat qe duhet te mbajne nen kontroll nivelet e sheqerit ne gjak. Gjithashtu pektina mund te ndihmoje ne uljen e urise se tepruar. Per kete arsye, ky caj mund t’ju ndihmoje te humbisni peshe.

Zakonisht, pas ngrënies së portokallit i hidhni tutje lëkurën e tij? Mos e beni me kete gje. Duhet të dini se ato përmbajnë më shumë vlera ushqyse se sa vetë tuli i portokallit.

Herën tjetër, kur të hani portokall mos e hidhni lëkurën sepse mund t’i përdorni në një mënyrë shumë të dobishme: të mbani trupin në formë.

Ato janë shumë efektive në humbjen e peshës për shkak të përbajtjes së vitaminës antioksidante C, e cila ka aftësi të djegë dhjamin.

Si te thajme lekuren e portokallit?

Një mënyrë është të qëroni portokallet dhe ta prisni lëkurën ne shirita te holle. Me pas vendosini në një vend të freskët dhe të thatë. Lërini të thahen dhe më pas janë gati për t’i përgatitur në formën e çajit. Ose mund t’i fusni ne furren e parangrohur ne 100 grade C per 2-3 ore, ose derisa te shikoni qe lekura eshte tkurrur.

Ruaji lekurat e thata te portokallit ne nje ene te paster te cilen mund ta mbyllni hermetikisht. Mund t’i perdorni si aromatizues, mund t’ja shtoni sallatave, kekut apo gatimeve te te ndryshme.

 

Si te pergatisim caj me lekure portokalli?

Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle lëkurë portokalli (të thara)
  • 1 gotë ujë i nxehtë
  • 1 lugë mjaltë

Përgatitja:

Shtoni lëkur;t e portokallit në një enë me ujë të nxehtë dhe lëreni të ziejnë për rreth 10 minuta. Më pas, kullojeni çajin dhe hidheni atë një një filxhan. Më pas shtoni mjaltin sipas dëshirës.

Mund të konsumoni 2 gota në ditë nga ky çaj me lëkurë portokalli. Kjo do t’ju ndihmojë të mos shtoni peshë, duke mbajtur kështu trupin në formë.

femra-moderne.com