Shumekush nuk e di qe mund te beje çaj me lule dorëzonje. Mbase as nuk e dinit qe ka shume vlera per shendetin. Por ka edhe nga ata qe e konsiderojne dorëzonjen, lulen mike te shendetit
Per cfare ben mire
- Ekspertët bimorë e përdorin dorëzonjën kryesisht për vlerat kundër inflamacionit, baktereve dhe për vetitë qetësuese.
- Lulet e saj përdoren për të trajtuar temperaturën, ethet, inflamacionin, diarenë dhe infeksionet.
- Dorëzonja përdoret kundër problemeve me lëkurën, njollat, çarjet dhe çngjyrosjen e saj. Kërcenjtë e dorëzonjës janë pjesa më e preferuar për trajtimet e lëkurës, kryesisht atë të prekur nga infeksionet. Kini kujdes sepse disa njerëz përjetojnë irritime nga aplikimi i dorëzonjës në lëkurë, ndaj këshillohuni me mjekun.
- Dorëzonja lufton mikrobet dhe ekspertët e rekomandojnë atë kundër infeksioneve të shkaktuara nga bakteri i streptokokut, por jo vetëm.
- Ndihmon rrugët e frymëmarrjes dhe astmen.
- Lulet e dorëzonjës evropiane përdoren dhe mund të pihen si çaj kundër të ftohtit dhe kollës.
- Dorëzonja mund të përdoret edhe në vajrat e masazhit sepse ka vlera qetësuese për njeriun.
Çaj me lule dorëzonje: si ta pergatisni
- Mblidhini lulet e dorëzonjës herët në mëngjes. Merrni gonxhet që sapo kanë çelur dhe nuk janë hapur plotësisht.
- Lulet shpërndajini në një tabaka ose mbi një napë të pastër. Vendosini në një vend në hije, me pak lagështi dhe në ambient të hapur. Lërini të thahen plotësisht.
- Tharja kërkon deri në një javë në varësi të lagështisë së ajrit. Mblidhini lulet e thara dhe vendosini në një enë qelqi me ngjyrë dhe me kapak të puthitur mirë. Enën vendoseni në një vend të freskët.
- Zieni një filxhan me ujë dhe pas zierjes hidhni një lugë gjelle me lulet e thata të dorëzonjës.