Caj me lule molle: ndoshta nuk kemi dëgjuar shpesh për të, por ky çaj është një nga më të mirët që ekziston.
Çaji me lule molle lë një shije të freskët dhe të ëmbël. Ky caj përmirëson tretjen, heq yndyrën e tepërt, heq aknet, lehtëson pigmentimin, lehtëson nervat dhe ringjallëron gjakun. Përvec këtyre është i mirë edhe për lëkurën. Çaji i luleve të mollës mund të përzihet me jasmin ose çaj trëndafili.
Molla, jo pa qëllim, quhet “fruti i artë”, pasi jo vetëm që përdoret si frut freskues, por shërben edhe për përgatitjen e lëngjeve dhe uthullës. Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve. Ajo përmban flavonoidë të cilët favorizojnë absorbimin e kalciumit duke parandaluar në këtë mënyrë osteoporozën dhe artritin. Në mollë gjendet gjithashtu një përbërës i shkëlqyer si pektina që rregullon nivelet e sheqerit në gjak.
Caji me lule molle: pse ben mire
- Nëse keni probleme të ciklit (mbi të gjitha para-menstrual), ju duhet të filloni të pini çajin me lule molle që sot!
- Pini një filxhan çaj lule molle çdo ditë, që të mund të zvogëloni problemet e lëkurës si, puçrat, njollat, pikat e zeza etj. Lulet e mollës kombinohen shumë mirë me trëndafilin, të dyja mund të ndihmojnë për të përmirësuar organet femërore.
- Çaji i mollës ndihmon në kurimin e astmës dhe bronkitit pasi përmban veti antibakteriale dhe anti inflamatore.
- Nëse keni problem me kostipacionin keni gjetur pijen e duhur. Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes.
- Pirja e rregullt e çajit të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit që kanë vuajtur nga verdhëza.
- Ky çaj i mrekullueshëm ndihmon po ashtu në ripërtëritjen e mëlçisë.