Caji i pishes, kure e mrekullueshme per virozat e stines

Caji i pishes eshte nje kure e mrekullueshme per virozat e stines. Shkencëtarët tregojnë se çaji i halave të pishës promovon jetëgjatësinë. Ata janë të mendimit se ky çaj është perfekt për t’u konsumuar gjatë ditëve të dimrit. Lexoni me poshte se si ta pergatisni.

Në 200 gramë gjethe halore të tyre gjejmë 136 mg vitaminë C. Ato përmbajnë edhe vitaminë A, B1, B2, B3, kalcium, hekur, fosfor, kalium dhe sodium. Nëse këto ushqyes nuk mjaftojnë, atëherë duhet të dini që këto hala të mprehta mund të përgatiten në një çaj jashtëzakonisht të pasur me antioksidantë.

Çaji i halave të pishave është përdorur nga njerëzit prej shekujsh kundër sëmundjeve të zemrës, variçeve, lodhjes, problemeve me veshkat, përmirësojnë shikimin, përqendrimin, forcën, gjallërinë dhe ngadalësojnë proçesin e plakjes.

Është e mrekullueshme se çfarë vlerash mund të përfitoni nga një filxhan të thjeshtë çaji. 

  • Gjethet halore të pishës duhen larë mirë me ujë të rrjedhshëm përpara se të hidhen në çajnikun e mbushur me ujë.
  • Vitamina C që gjendet tek halat e pishës mendohet të jetë pesë herë më e lartë se sa sasia e kësaj vitamine që gjendet tek limoni.
  • Në një filxhan me gjethe halore pishe mund të çlirojë 400 mg vitaminë C në një filxhan me çaj.
  • Çaji i pishës është i pasur me vitaminë A, beta karotenin që shërben si antioksidant dhe që garanton shikim të mirë dhe rigjeneron lëkurën si edhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
  • Shkencëtarët kanë studiuar vlerat ushqyese të ushqimeve me bazë pishe (gjethet halore, lëkura, farat, rrëshira) të cilat janë konsumuar prej shekujsh dhe deri më tani, ata kanë gjetur mjaftueshëm të dhëna për të mbështetur pretendimet se pisha ofron produkte me vlera të mëdha, jo vetëm medicinale.

Si të përgatisni çajin e gjetheve të pishës

 

  • Merrni një degë pishe dhe zhvisheni nga gjethet halore.
  • Lajini ato me ujë të bollshëm.
  • Prijini në copëza të vogla dhe shtypini me lugë, që të çlirojnë më shumë shije. Vendosini në një filxhan.
  • Zieni dy litra ujë në një çajnik ose tenxhere.
  • Hidhni ujin e ngrohtë mbi halat e pishës, të cilat do të lundrojnë në sipërfaqe.

  • Mbuloni filxhanin me kapak që të ruani më shumë vajrat esencialë të çliruar në ujë.
  • Mbajeni filxhanin të mbuluar deri sa halat të humbasin tonalitetin e ngjyrës dhe të zhyten në fund të filxhanit, një proçes që ndodh gjatë gjithë natës.
  • Shtoni mjaltë dhe shijojeni.

Burimi: AgroWeb

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search