Çarjet e lëkurës janë “strije” të holla në ngjyrë të trëndafiltë ose të bardhë, të veçanta ose të shumta, që mund të shfaqen mbi lëkurë. Zonat më të prekura janë ijet, barku, gjoksi dhe pjesa e brendshme e kofshëve. Në bazë të problemit është gati gjithmonë një elasticitet i skarsët i elasticitetit të lëkurës dhe një mungesë kolagjeni, një nga proteinat e përpunuara nga organizmi, që luajnë rol të rëndësishëm në bërjen e lëkurës elastike dhe kompakte.
Heqja e tyre është e vështirë: trajtimet që disponon mjekësia estetike sot nuk janë të gjendje të garantojnë rezultate të kënaqshme në të gjitha rastet.
- Elasticiteti i skarsët i lëkurës është shkaku kryesor i shfaqjes së plasaritjeve. Elasticiteti i lëkurës ruhet nga kolagjeni. Proteinat fibroze të kolagjenit lidhen midis tyre në mënyrë të kryqëzuar, duke formuar një lloj indi elastik. Sa më shumë lidhje të kryqëzuara të formohen, aq më elastike dhe rezistente do të jetë lëkura.
- Kolagjeni nuk është gjithmonë i njëjtë: ekziston një “i lindur”, i karakterizuar nga shumë pak lidhje të kryqëzuara midis proteinave fibroze dhe një kolagjen “i pjekur”, karakterizuar nga lidhje më të ndërlikuara dhe të shumta. Lidhja midis kolagjenit të lindur dhe atij të pjekur është përgjegjës për gradën e rezistencës së lëkurës.
- Kalimi nga kolagjeni i lindur në atë të pjekur kryhet falë pranisë së enzimave specifike, të pranishme në organizëm, që nxisin dhe përshpejtojnë reaksionet kimike. Por që këto enzima të veprojnë në maksimumin e fuqisë së tyre kanë nevojë për praninë e përhershme të vitaminës C dhe të disa oligoelementesh, midis të cilëve bakri.
- Në organizëm ekziston një sinergji midis vitaminave dhe mineraleve: mjaftojnë disa mungesa, edhe dytësore, të disa mineraleve, për të penguar veprimin korrekt të vitaminave. Ja pse të ushqyerit që furnizon me prurjen e duhur të këtyre dy elementeve mund të ndikojë shumë maturimin e kolagjenit dhe pakësimin e rrezikut të plasaritjeve dhe plakjes së lëkurës.
Situata të rrezikshme qe i shkaktojne
- Disa situata mund të shkaktojnë shfaqjen e plasaritjeve. Rreziku i shfaqjes së tyre shtohet në disa periudha të rritjes fiziologjike të femrës, si ajo që karakterizon kalimin nga fëmijëria në pubertet, kur rritja e shpejtë e trupit shpesh shoqërohet me një të ushqyer jo korrekt.
- Një shkak tjetër “me rrezik plasaritjesh” është një shtim i përsëritshëm ose një rënie drastike në peshë: lëkura, e tërhequr më shumë se normalja, mund “të plasaritet” në zonat më të nxitura (ije, bark dhe në brendësi të kofshëve) ose të ndjejë mungesën e ushqyesve, në veçanti të vitaminës C, e rëndësishme për elasticitetin e saj.
- Shtatzënia. Ndryshimi drejt të cilit shkon trupi ynë e streson lëkurën në mënyrë të dukshme: tërheqja lëkurore, që ndodh kur fryhet barku, ijet dhe kthimi i mëpasshëm në normalitet, mund të shkaktojë plasaritje në zonat më të nxitura.
- Për personat që kanë lëkurë shumë të brishtë, edhe shumë pak seanca masazhesh, sidomos energjike, mund të përcaktojnë shfaqjen e plasaritjeve në zonat e trajtuara.
Si t’i parandaloni
Shfaqja e tyre mund të parandalohet, duke vepruar nga brenda, në mënyrë të drejtuar: objektivi është të ruhet dhe garantohet elasticiteti i lëkurës. Mjeti më efikas në dispozicion është të ushqyerit e duhur.
Vitamina C dhe bakri, elemente që stimulojnë prodhimin e kolagjenit nga organizmi dhe përmirësojnë cilësinë e atij ekzistues, bëhen në këtë mënyrë protagonistë të një programi ushqyes të shëndetshëm dhe antiplasaritje. Ushqimet që i përmbajnë janë perimet e gjalla, frutat e freskëta, arrat dhe bishtajoret.
Ushqime të pasura me vitaminë C
- Ananasi
- Portokalli
- Lakra kuqe
- Groshëla
- Luleshtrydhet
- Kivi
- Sallata marule
- Limoni
- Mandarina
- Pjepri
- Boronica
- Papaja
- Bizelet
- Domatet
- Grejpfruti
- Prasi
- Radhiqja jeshile
- Rush frëngu i zi
- Rukola
- Spinaqi
- Mëllaga (gjethet e freskëta dhe lulet e saj mund të konsumohen të gjalla në sallatë)
- Trëndafili i eger (ose rosa canina): konsumohet tuli rozë dhe i athët i frutit të pjekur mirë. Në sasi të vogla, mund të ketë vitaminë C edhe në reçelin e përgatitur me këtë frut.
Ushqimet e pasura me bakër
- Thekra
- Hudhra
- Kakao
- Karota
- Midhjet
- Krustacet
- Kërpudhat
- Gruri saraçen
- Bishtajoret
- Mjalti
- Vaji i lulediellit
- Vaji i ullirit
- Elbi
- Frutat e thata (arra, bajame, shqeme, lajthi, arra Brazili, kikirikë)
- Gocë deti
- Salmoni
- Sheqeri i kuq