Celulari: përdoreni kështu që të mos rrezikoni shëndetin

Celulari mund te jete “fajtori” per disa probleme shendetesore, perfshi ketu crregullimet e gjumit, probleme sociale dhe psikologjike, alergjite madje edhe kancerin.

Sipas një studimi, duket që rrezatimet qe ka celulari mund të përkeqësojnë astmën dhe rrufën alergjike. Gjithashtu eshte vene re qe shkakton dhimbje shpine dhe migrene. Imagjinoni pastaj se sa te piste jane telefonat celulare! Ka njerez qe nuk e pastrojne asnjehere celularin e tyre, duke e barazuar me nje banjo publike, kur vjen puna tek bakteret. Por ka edhe shume faktore te tjere negative qe vijne nga perdorimi i shumte i celularit.

Duke ditur keto efekte negative qe celulari ka në shëndetin tonë, ja mënyrat si ta përdorim sa më mirë dhe të shmangim problemet e mundshme.

  • Përdorni gjithmonë dëgjuesin ose, nëse jeni në makinë, altoparlantin: në këtë mënyrë shmangni mbajtjen e celularit afër kokës. Gjithashtu shmangen edhe aksidentet që shkaktohen nga mungesa e vëmendjes.
  • Nëse keni një celular model të vjetër, mos u përgjigjni duke e afruar në vesh sapo e dëgjoni që po bie zilja: në fakt, në ato çaste, fusha elektromagnetike është shumë e lartë, sepse celulari po përpiqet të “kapë” stacionin radio bazë. Rrugën e keni të lirë duke filluar nga zilja e tretë: niveli bie deri 10 herë. Nëse telefoni juaj është i kohëve të fundit, nuk ka asnjë problem.
  • Mos merrni në telefon aty ku ka pak fushë: në këtë rast, celulari është “i detyruar” të rrisë fuqinë e tij. Mos harroni të bëni telefonata të shkurtra (për informacione të shkurtra, shkruani mesazhe).
  • Më mirë është që gjatë natës celularin mos ta mbani të ndezur sipër komodinës: ende nuk është verifikuar shkencërisht, por me sa duket valët elektromagnetike ndërhyjnë në gjumë, duke shkaktuar zgjimet gjatë natës, sidomos te njerëzit që vuajnë nga pagjumësia.

femra-moderne.com