Cfare deshiron te degjoje nga burri i saj cdo grua qe ka lindur femije? Sigurisht qe jo verejtje, as me shaka!
Shkrimtari dhe gazetari Bret Ortler ka rrëfyer çdo gjë që cdo grua duhet të dëgjojë në momentin kur trupi i saj ndryshon në mënyrë të pakthyeshme. Shkrimi i tij për revistën Fatherly i cili i frymëzon gratë, ndersa burrat i bën të mendohen, ja vlen te shperndahet tek te gjithe.
Ky burrë dhe baba i dy fëmijëve ka shkruar një paralajmërim për çdo mashkull që e ka kritikuar trupin e partneres së tij pas lindjes dhe në mënyrë të qartë tregon se me çfarë paragjykimesh ballafaqohen gratë në vetë shtëpitë e tyre, pasi sjellin në jetë fëmijë.
Më poshtë, lexoni pjesë nga shkrimi i tij, që shumicën i lë pa fjalë.
“Çfare i kam thënë gruas sime kur trupi i saj ka ndryshuar pas lindjes? Absolutisht asgjë.
Dihet se shtatzënia nuk ndodh vetvetiu, keshtu që unë jam direkt përgjegjës për ndryshimet që i kanë ndodhur asaj. Me fjalë të tjera, kam marrë pikërisht atë që kam nënshkruar.
Kur keni thënë “Eja ta bëjmë një fëmijë”, ndoshta keni imagjinuar pasardhësin tuaj se si i pari po ec në Mars dhe zbulon ilaçin e kancerit. Por gjithashtu keni thënë: “Hej e dashur, dua ta mbash fëmijën tim për 9 muaj. Ky proces do të ndryshojë në mënyrë dramatike nivelin tend te neurotransmetuesve dhe të shkaktojë ndryshime të mëdha dhe të përhershme në mendjen dhe personalitetin tënd, për të mos përmendur ndryshimet e pashlyeshme në trupin tënd. Gjithashtu do të bëhesh fabrikë qumështi dhe të shtosh në peshë”.
Natyrisht, sa më shumë lindje ka duruar nje grua, gjërat bëhen më të vështira. Ne kemi dy fëmijë, por gruaja ime ishte shtatzënë katër herë. Këto janë në total 26 muaj — dy vjet të përziera dhe nepse të çuditshme, per te mos permendur pasojat e ushqyerjes me gji dhe plagët nga lindjet cezariane.
Vrapimi im është kthyer në ndjekjen e trevjeçarit tonë. Armiku më i madh me të cilin sot luftoj është vendimi se a do të ha tri apo gjashtë copa picë.
Vetëm ideja për gjykimin e trupit të gruas sime është aq e pështirë, egoiste dhe e verber.
Mendoni për gjithçka në këtë mënyrë: Po të ishte një nga miqtë tuaj futbollist për disa muaj në pushim mjekësor gjatë të cilit ai shton në peshë dhe përfundimisht duhet të shkojë në një operacion të rrezikshëm të barkut, unë ju garantoj se kurrë nuk do të kishit menduar për barkun e tij, plagët apo muskujt e dobët. Do ta uronit duke i thënë: Plako, mbijetove!
Dallimi mes këtij skenari dhe shtatzënisë është se partnerja juaj ka sjellë në jetë një qenie të mrekullueshme njerëzore. Edhe jo çfarëdo qenie – ajo qenie është fëmija juaj. Dhe ky fëmijë është pjesë e familjes tuaj.
Më pëlqen trupi i gruas sime pas lindjes së fëmijës, sepse çdo herë që e shikoj në të shoh familjen time, dhe familja ime është ajo që ia vlen të jetoj çdo ditë.
Pavaresisht gjithckaje qe e kam bere te kaloje, ajo ende dëshiron të flejë me mua”, përfundon Bret.
Shperndajeni qe ta lexojne te gjithe baballaret e rinj. Ose me mire te gjithe baballaret. Dhe nenat.