Të vërteta dhe të gabuara për stresin pas kthimit nga pushimet
E vërtetë
Nëse një fëmijë, pasi është kthyer nga pushimet, ka vështirësi për të rifilluar aktivitetet e jetës së përditshme, nuk është nevoja të heqë dorë nga kërkesat e tij. Fëmijës, edhe atij më të voglit, i duhet shpjeguar gjithmonë pse-ja e ndalimit të diçkaje duke i lënë të kuptojë se e bëni për të mirën e tij.
E gabuar
Për të shmangur stresin e kthimit në shkollë është e këshillueshme të nxitësh fëmijët të lexojnë, me orare të përcaktuara gjatë periudhës së pushimeve, në mënyrë që ta mbani të stërvitur me leximin. Kjo mënyrë e formimit të vazhduar intelektual, që do ta bëjë kthimin në shkollë më të të lehtë, bëhet në mënyrë më të zbutur: për shembull, falë bisedave stimuluese apo kërkimeve të bëra së bashku edhe mbi argumentet që s’kanë të bëjnë me shkollën.
E vërtetë
Fëmijët mund të shpenzojnë disa ditë më shumë sesa të rriturit para se të rifillojnë jetën normale në ambjentet e shtëpisë. Nuk bëhet fjalë për teka të vërteta dhe personale dhe si rrjedhim nuk duhen ndëshkuar apo qortuar rreptësisht. Përkundrazi duhen kuptuar dhe ngushëlluar, por pa hequr dorë nga kërkesat e tyre.
E gabuar
Çiftet që pësojnë një stres të rëndë pas kthimit nga pushimet janë çiftet në krizë. Përkundrazi, stresi pas kthimit prek kryesisht çiftet që jetojnë në harmoni të madhe me njëri-tjetrin, që stresohen sepse kanë frikë të humbin mirëqënien dhe intimitetin e rigjetur gjatë periudhës së pushimeve.
E vërtetë
Prindi duhet të jetë gjithmonë shembulli për fëmijën, duke u përpjekur çdo ditë për zhvillimin e interesave. Asnjë prind nuk mund të pretendojë që fëmija e tij është i interesuar dhe intelektualisht aktiv nëse vetë ai është dembel dhe bën një jetë pasive.
E gabuar
Për të pakësuar stresin pas kthimit nga pushimet është mirë të prisni momentin e fundit para se të ktheheni në shtëpi, në mënyrë që të paraqiteni në punë në kohë. Është e preferueshmë të keni në dispozicion disa ditë para se të rifilloni punën për të rivënë në rregull disa gjëra tuajat, si dhe të bën mirë nga pikëpamja psikologjike.
E gabuar
Mënyra më e mirë për të mos u stresuar nga pushimet pasi jeni kthyer në shtëpi është që të mos mendoni më për to dhe të merreni me punët e jetës së përditshme. Përkundrazi, t’i kujtosh me fotografi dhe duke ruajtur miqësitë e krijuara gjatë periudhës së pushimeve të ndihmon për të rindjerë ndjenjën e mirëqënies që keni provuar gjatë pushimeve.
E vërtetë
Prodhimi i hormoneve, që rizgjohet gjatë periudhës verore, përmirëson aftësinë për të shijuar ushqimet dhe vlerësimin për veten. Kjo shërben për të bërë edhe më të këndshëm qëndrimin me pushime.
E gabuar
Një sistem i mirë për të shikuar punën në mënyrë më pak stresuese është të përqendrohesh në të ardhurat ekonomike që ofron ajo. Për të mos u stresuar shumë nga puna është e nevojshme të mendosh për projektet që duhet të realizosh sepse ata ndihmojnë që të ndjehesh i shpërblyer nga angazhimi që bën. Ky është sekreti për të mos u stresuar nga puna, jo mendimi i parasë.
E vërtetë
Për disa familje perfundimi i pushimeve përbën një çlirim të vërtetë. Kjo ndodh sepse mungon harmonia mes çiftit apo familjes për t’i bërë pushimet një moment të këndshëm. Kthimi në jetën normale, që përcakton një largim reciprok, përjetohet si lehtësim.
E gabuar
Për udhëtimin e kthimit në shtëpi është gjithmonë mirë të zgjeshësh rrugën më të shkurtër. Edhe udhëtimi i kthimit mund të bëhet një mundësi “arratisjeje” nëse përfitojmë nga të admiruar peizazhet apo duke bërë eskursione të shkurtra.
E vërtetë
Aromat dhe shijet janë në gjendje të sjellin ndërmend kujtimet dhe njdesitë në mënyrë shumë të fortë. Kjo është arsyeja që duhet hequr dorë ndonjëherë. Në këtë mënyrë mendja kthehet pa pushim në periudhën e verës dhe zgjasim ndjenjën e mirëqënies.
E vërtetë
Nëse është e mundur, ditët e para pas kthimit nga pushimet, mund të visheni thjesht. Pa qenë të detyruar të rrini nën petkun e veshjeve elegante apo të detyruara, të visheni në mënyrë sportive shërben që të ndjehesh shumë rehat dhe fiziku e përjeton më mirë kthimin nga pushimet.