Çfarë i ndodh trupit nëse hani më shumë mish se duhet

Proteina, e cila gjendet ne sasi te madhe tek mishi, është e njohur për t’ju dhënë energji të qëndrueshme, kështu që mund të befasoheni kur një dietë e tepruar me mish t’ju bën tjeë ndiheni të lodhur.

Efektet që sjell konsumi i tepruar i mishit janë:

  1. Flokët dhe lëkura juaj nuk janë në gjendjen më të mirë: Vitamina C rrallë gjendet në produktet shtazore, kështu që nëse jeni duke ngrënë mish në vend të produkteve te tjera me vitamine C, ju mund të keni mangësi. Vitamina C luan një rol në formimin e kolagjenit, një proteinë që i jep strukturës lëkurës, flokëve dhe thonjve.
  2. Sëmureni shpesh: Lëkura juaj nuk është vendi i vetëm që do të shihni një mangësi të vitaminës C. Nëse ndiheni sikur nuk mund të kaloni një të ftohtë apo grip atëherë është efekt anësor i trupit tuaj kur konsumoni shumë produkte shtazore.
  3. Mund të shtoni në peshë: Ndërsa është e vërtetë që trupi mbështetet në proteina për rindërtimin e muskujve, shumë mund të kenë një efekt anësor të padëshiruar. Nëse hani më shumë proteina se sa ka nevojë trupi juaj, ju nuk e ruani atë si proteina, e ruani atë si yndyrë.

Start typing and press Enter to search