Cfare ka te vecante portokalli i kuq

Pervec ngjyres, portokalli i kuq eshte i ngjashem me portokallin e zakonshem ne shije dhe forme. Por portokallin e kuq nuk e gjejme dot gjate gjithe vitit, sepse ata kane nevoje per kushte te vecanta te motit per te zhvilluar ngjyren e kuqe.

Llojet e portokallit te kuq

Sezoni i portokallit te kuq eshte nga Dhjetori ne Maj dhe cdo muaj mund te kete llojin e vet te portokallit te kuq. Varieteti Moro gjendet nga Dhjetori ne Maj, ndersa varieteti Tarocco, nga Janari ne Maj. Keto lloj portokallesh jane ne gjendje gjate muajve te dimrit dhe pranveres per shkak te klimes ku pema e tyre rritet. Klima ne te cilen rritet pema e portokallit te kuq luan nje rol te rendesishem ne formimin e ngjyres se kuqe, thote Shoqata Kometare e Kopshtarise Amerikane.

Varieteti Moro

Antocianina, shkaktari i ngjyres se kuqe

Ngjyra e kuqe e ketyre portokalleve eshte per shkak te prezences se antocianines, e cila eshte nje lende e perbere qe i jep ngjyre te kuqe, blu madje edhe vjollce, edhe frutave e perimeve te tjera. Mbledhja e portokalleve ne kulmin e freskise, siguron vleren maksimale të antocianines në frut. Antocianina ndihmon ne parandalimin e kancerit, gjithashtu edhe ne trajtimin e semundjeve te syve, sipas nje artikulli te publikuar ne “Journal of Biomedicine and Biotechnology.”

Varieteti Tarocco

Vlerat ushqyese

Portokalli i kuq eshte shume i mire per shendetin. Portokalli i kuq eshte i pasur me fibra, te cilat jane ushqyes qe ndihmojne ne parandalimin e kapsllëkut. Fibrat gjithashtu ulin rrezikun e problemeve te ndryshme shendetesore si, semundjet e zemres dhe diabetin e tipit 2. Pervec kesaj, fruti furnizon me nje doze te mire te vitamines C, qe ju mbron nga infeksionet. Portokalli i kuq ju furnizojne edhe me doza te vogla proteinash, po ashtu edhe kalium dhe folate, qe ndihmojne nga parandalimin e difekteve te lindjes.

Keshilla si t’i zgjedhim

Kur te bleni portokalle te kuq, zgjidhni ato qe jane me te rende sesa masa e tyre dhe jane te forte kur i prek. Mbajini ne frigorifer dhe do ju zgjasin deri ne dy jave. Kur ta konsumoni, mundohuni te hani edhe pjesen e bardhe, pasi eshte shume e pasur me fibra.

Mund t’i shtoni disa copa portokalli te kuq ne sallaten tuaj, mund te shoqeroni peshkun e furres dhe mishin e derrit. Sigurisht qe mund ta konsumoni edhe si leng te shtrydhur.

femra-moderne.com