Era Istrefi, bomba shqiptare nga Kosova u kthye ne nje sensacion brenda nates ne Shtetet e Bashkuara. Hiti i saj nderkombetar Bonbon ka arritur me shume se 133 milion klikime ne YouTube. Kjo e ka bere Istrefin nje nga yjet e Europes Lindore me te degjuar ne te gjithe boten gjate vitit te fundit. Era duket e vendosur te beje per vete Ameriken. Ka firmosur me shtepi te fuqishme diskografike si Sony Music Entertainment dhe Ultra Music si perfaqesuese per Shtetet e Bashkuara.
Por si ndihet Era qe eshte bere nje sensacion brenda nates? Kete ja ka rrefyer revistes Vogue, e cila e ka quajtur “Rihanna e Europes Lindore”.
Eshte hera e pare qe vini ne Los Angeles?
Po, kjo eshte hera ime e pare ne L.A. Kam qene edhe ne New York. Koha eshte e mrekullueshme, edhe shopping gjithashtu. Eshte nje vend i qete. Me pelqen.
Cfare te shtyu te kendoje profesionalisht?
Per 10 vjet kam kenduar vetem per qejfin tim. S’kam bere pune tjeter, pervec shkolles. Isha me shume e fokusuar ne mesim dhe studim. Nderkohe kisha edhe dyshime per te ardhmen: te vazhdoja studimet apo te behesha kengetare? Por u kenaqa nga talenti im, aty kuptova se doja te merresha me kengen. Kur isha 19 vjec doli kenga e pare “Mani Per Money”. Dhe vazhdova te kendoja edhe per 3 vitet e tjera me rradhe.
Cfare ka ndryshuar per ju tani qe njerezit ju pelqejne ne nivel nderkombetar?
I kam pare ndjekesit e mi te shtohen aq shpejt brenda nates, mijera ne minute. Dhe jam cuditur aq shume sa s’e besoja. Mos me kane hakuar? S’e kisha idene. Pastaj shikoja postimet rreth meje, se sa shume e pelqenin kengen Bonbon dhe sa shume e pelqejne videon. Kjo me beri te hidhesha nga krevati e te mendoja “C’dreqin po ndodh keshtu? Eshte e vertete?” Ishte nje moment shokues dhe shume i bukur i jetes time. Betohem, ishte nje mrekulli.
E kishe menduar ndonjehere se “Bonbon” do merrte keto permasa?
Gjithmone mundohem t’i mendoj gjerat ne madheshtine e tyre. Nuk bej muzike vetem per shqiptaret, sepse po te ishte muzike vetem per ne, do ishte dicka krejt ndryshe. Mundohem te kem mendjen e hapur dhe te terheq sa me shume njerez nga bota, pasi mendoj se te gjithe jemi nje, nuk e ndjej veten te ndare nga bota.
Prandaj keni publikuar dhe nje version ne anglisht te kenges…
E regjistrova nje version te “Bonbon” per amerikanet qe ta kuptonin, edhe pse subjekti i kenges nuk eshte me i njejti. Por jam munduar te ruaj melodite dhe rrjedhen e kenges dhe notat… pasi njerezit u dashuruan me energjine e kenges. Edhe pse shume nuk e kuptonin gjuhen. Prandaj e bera versionin anglidht, qe me shume njerez te mund ta kuptonin. Planet e mia per te ardhmen jane qe te bej me shume kenge ne anglisht. Te gjithe flasin anglisht ne ditet e sotme.
Njerezit vahdojne t’ju krahasojne me Rihanna-n. Si te ben te ndihesh?
Eshte qejf te kesh shansin te kendosh si Rihanna, sepse jam e merzitur me zerin tim te njejte e te vjeter. Por gjithmone them se kam dimensione te tjera te zerit qe ma bejne unike. Kam unikalitetin tim, por jam shume krenare qe njerezit me krahasojne me te. Kam qene gjithmone fanse e saj dhe jam akoma.
Njerezit ne Instagram jane te fiksuar pas stilit tend. Nga buron ndjenja juaj e fashion-it?
Kur vjen puna tek fashion, nuk di si ta pershkruaj veten, sepse nuk e kam idene e asaj qe bej. Shikoj veten ne pasqyre dhe mundohem te plotesoj imazhin e te veshurit ne syte e mi, sipas perceptimit tim. Nuk i kushtoj rendesi asaj qe vesh, ngjyrave qe perdor… P.sh. sot kam veshur dy corape te ndryshme, nje roze dhe nje jeshile (qesh). Dhe nje pale kepuce te zeza Louis Vuitton dhe duken shume bukur. Nuk e di pse ne syte e mi duken kaq bukur, me kenaqin syrin. Besoj se une vesh gjithcka qe dua dhe mundohem te jem e lire persa i perket modes. Jam aq e zonja sa te guxoj dhe besoj se kjo me ben mua te vecante.
Me cfare po merresh aktualisht?
Po punoj per disa kenge te reja. Synimi im i radhes eshte te bej shume muzika te ndryshme dhe te zgjedh ate qe eshte me e mira per ndjekesit e mi, pasi pak a shume ja di shijet. Sfida sa vjen e behet me e veshtire per mua dita-dites. Dua te zgjerohem sa me shume edhe me muzike anglisht.
Duke pare ato qe ke arritur deri me tani, cfare te ben te ndihesh krenare?
Kembengulja ime. Cdo here qe kembengul dhe nuk heq dore, perjetoj sukses. Kembengulja eshte celesi i suksesit per mua.