Cfare nene jeni? E tregon shenja juaj e horoskopit

Shenja juaj e horoskopit tregon se cfare nene jeni, cfare perparesish dhe mangesish keni si nene dhe si eshte stili juaj prinderor. Zbuloni çfarë nëne do të jeni (ose jeni) duke u bazuar sipas shenjës suaj të horoskopit.

DASHI

  • Përparësitë si një nënë: besimi, vetëkujdesi, forca dhe guximi.
  • Mangësitë si një nënë: konkurenca, hidhërimi, obsesioni.
  • Stili juaj prindëror: Natyrë luftarake, e gatshme për betejat, vigjilente për gjithçka.

DEMI

  • Përparësitë si një nënë: stabiliteti, shija e mirë, sensi i duhur, punëtore e zellshme.
  • Mangësitë si një nënë: privilegji, materializmi, ndryshimi i humorit.
  • Stili juaj prindëror: jeni një nënë kreative, nuk i trembeni ndryshimeve, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët tuaj, i rritni ato që të fitojnë shprehi të mira, autoritet dhe, sipas mundësisë t’ju idealizojnë.

BINJAKËT

  • Përparësitë si një nënë: freskia rinore, kurioziteti, origjinaliteti, kreativeti.
  • Mangësitë si një nënë: mungesa e kufijve, padurimi.
  • Stili juaj i prindëror: jeni nënë që pëlqeni të parashikoni planet dhe obligimet më përpara, jeni e komunikueshme dhe me intelekt, prandaj truri juaj nuk pushon asnjëherë. Instinkti juaj amësor është një lidhje unike.

GAFORRJA

  • Përparësitë si një nënë: lojëtare e fortë, lidership, kreativitet, besim.
  • Mangësitë si një nënë: e mbyllur në vetvete, dramatike, energji e tepruar.
  • Stili juaj prindëror: shenja juaj tregon se jeni nje nënë shumë kreative dhe dramatike, kudo që shkojnë ato lënë gjurmë. Prindërimi është gjëja më e vlefshme për ju.

LUANI

  • Përparësitë si një nënë: kurioziteti, aftësia për të logjikuar thellë, origjinaliteti.
  • Mangësitë si një nënë: mungesa e vendosjes së kufijve, padurimi.
  • Stili juaj prindëror: jeni një nënë me shumë përgjegjësi, komplekse dhe shume kontradiktore herë pas here. Personave nën këtë shenjë thjeshtë nuk ju dihet sjellja e tyre.

VIRGJËRESHA

  • Përparësitë si një nënë: organizimi, sensi i humorit, shprehi të shëndetshme, intelekti.
  • Mangësitë si një nënë: tendenca gjykuese, shqetësim dhe brenga, mbi-analizim i panevojshëm.
  • Stili juaj i prindërimit: jeni një nënë me një shpirt të lirë, jeni kurioze për nga natyra dhe e drejtpërdrejtë. Për ju, fëmija është qendra e universit prandaj tentoni të bëni gjithçka për të.

AKREPI

  • Përparësitë si një nënë: forca, intuita, vullneti.
  • Mangësitë si një nënë: kontrolli, paranoja, pamundësia emocionale, obsesioni, faji.
  • Stili juaj prindëror: shenja juaj e horoskopit tregon se jeni një nënë që i mbani obligimet tuaja në vijë të drejtë, nuk lejoni t’ju ikin gjërat nga dora, i mbroni dhe ruani me shumë kujdes fëmijët me një shpirt dhe forcë luftarake.

SHIGJETARI

  • Përparësitë si një nënë: ndjeshmëria, rehatia, shija e mirë, përkushtimi dhe sentimentalizmi.
  • Mangësitë si një nënë: ndryshime në humor dhe sjellje, frikë, xhelozi.
  • Stili juaj prindëror: jeni nëna më superiore me instinkte të larta të amësisë. Jeni nënë luftarake që mund të lindni edhe në shtëpi, jeni shumë e balancuar dhe pëlqeni të investoni shumë tek burri dhe fëmijët tuaj.

PESHORJA

  • Përparësitë si një nënë: durimi, shije e rafinuar, guxim.
  • Mangësitë si një nënë: mospërputhje, snobizëm, kotësi.
  • Stili juaj prindëror: keni balancim për secilën punë që e bëni, dëshironi të gjeni pikën qendrore apo mesin e barabartë për gjithçka. Pëlqeni të kujdeseni për fëmijët, i mirëmbani dhe vishni sa më mirë dhe nuk e kurseni aspak veten.

775_4691408-compressed

BRICJAPI

  • Përparësitë si një nënë: planifikimi, vlerat tradicionale, durimi.
  • Mangësitë si një nënë: brengat dhe shqetësimi, pesimizmi.
  • Stili juaj prindëror: sa i përket prindërimit, ju jeni më shumë lloji i babait për fëmijën tuaj se sa ai i nënës. Jeni sentimentale, por me karakter mashkullor, keni autoritet dhe nuk ekzistojnë për ju kufij.

UJORI

  • Përparësitë si një nënë: mendjehapur, origjinale.
  • Mangësitë si një nënë: vendosja e kufijve, drama, pesimizmi.
  • Stili juaj prindëror: keni karakter kurioz, shumë spontane, por me raste edhe cinike sipas nevojës. Jeni e specializuar në organizimin e kaosit dhe jeta me juaj është avantureske, asnjëherë e mërzitshme.

PESHQIT

  • Përparësitë si një nënë: imagjinata, përkushtimi, kreativiteti.
  • Mangësitë si një nënë: manipulimi, faji, e paqendrueshme.
  • Stili juaj prindëror: jeni një nënë sirenë, shumë e kujdesshme në shije dhe e rafinuar në sjellje, jeni empatike, e ndjeshme dhe emocionalisht inteligjente.
Burimi: marieclaire

femra-moderne.com