Çfare peson organizmi nese hani me shpejtesi

Ngrënia me shpejtësi është e gabuar dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe hemoragjisë cerebrale. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer në Japoni.

Gjetjet e studimit u publikuan në revistën Scientific Sessions në vitin 2017. Studimi zbuloi se babëzia ushqimore është tejet e dëmshme për metabolizmin dhe shëndetin kardiovaskular.

Studimi i udhëhequr nga kardiologu Takayuki Yamaji, pjesë e ekipit shkencor të Universitetit të Hiroshimës, mbikqyri stilin e të ngrënit tek mbi 1,000 persona në harkun kohor të pesë viteve. Studimi  u përqendrua në marrëdhënien mes shpejtësisë së të ngrënit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe hemoragjisë cerebrale të përmbledhura në termin sindroma metabolike.

Shpejtësia në ushqyerje nxit pesë faktorë rreziku të sëmundjeve të lartpërmendura.

Faktorët e rrezikut janë: tensioni i lartë i gjakut, niveli i lartë i triglicerideve, yndyrnave në gjak,  sheqernave , nivele të ulëta të kolesterolit të mirë dhe mbipesha. Ushqyerja e shpejtë është gjithashtu shkaktare e ritmeve të larta e të frikshme të mbipeshës në të gjithë botën, thonë shkencëtarët. Sipas tyre, prevalenca e këtij spektri të gjërë sëmundjesh varion nga 10-84 përqind të popullsisë në botë.

Specifikat e Studimit Japonez

Kardiologu Takayuki Yamaji dhe kolegët e tij ekzaminuan 1,083 persona, 642 prej të cilëve ishin meshkuj. Mosha mesatare e pjesëmarrësve në studim ishte 51 vjec. Në vitin 2008, që shënjon edhe nisjen e studimit, pjesëmarrësit nuk kishin asnjë shenjë të sindromës metabolike. Pjesëmarrësit u ndanë në grupe sipas shpejtësisë së të ngrënit: ata që hanin ngadalë, me ritme normale dhe ata që hanin shpejt.

Autorët e studimit u shprehën se ushqyerja e shpejtë shkakton mbipeshë dhe një prevalencë të lartë të sindromës metabolike. Sipas tyre, ngrënia e ngadaltë është një faktor kyc në parandalimin e kësaj sindrome. Studimi nënvizoi se ata që përtypen ngadalë ndihen më të ngopur dhe nuk e teprojnë me ushqimin.

Start typing and press Enter to search