Cfare te mirash sjell agjerimi ne shendetin e njeriut?
Eshte e mahnitshme aftesia e trupit te njeriut per t’u pershtatur ne kushte te ndryshme, qofshin edhe ekstreme. Te gjitha kulturat dhe mjekesite keshillojne agjerimin si nje menyre per te ruajtur dhe permiresuar shendetin. Si mjekesia alternative, edhe ajo moderne sugjerojne se agjerimi eshte i mire per shendetin mendor dhe fizik.
- Gjate agjerimit “zgjohen” mekanizmat mbrojtes te trupit.
- Agjerimi eshte nje modalitet i fuqishem sherues. Nese agjeroni vazhdimisht, kjo eshte nje menyre e shkelqyer per uljen e inflamacionit, rritjen e imunitetit dhe rritjen e shërimit të indeve.
- Agjerimi rrit ndjeshmerine hormonale si dhe ne sekretimin e hormonit te rritjes.
- Nese e ndiqni si duhet, mund te ndikoje ne uljen e kolesterolit. Pra i ben mire shendetit te zemres.
- Pervec ketyre, agjerimi mund t’ju ndihmohe edhe ne luften me mbipeshen.
- Mund te ndihmoje detoksifikimin. Si? Duke shperbere qelizat dhjamore per t’i perdorur per energji dhe duke cliruar toksina qe mund te jene te depozituara ne to.
- Nese agjerimi ndiqet nga nje diete vegjetariana, ndihmon ne lehtesimin e artritit rheumatoid.
- Pas disa ditesh agjerimi, clirohen endorfina te cilat rrisin kthjelltesine mendore dhe japin ndjesine e mireqenies mendore.
- Agjerimi eshte i mire per shendetin intestinal.
- Nje nga efektet me pozitive mund te jete ndikimi ne kontrollin e “varesise” nga ushqime apo pije te caktuara.
Agjerimi eshte nje disipline shpirterore, e cila e ndihmon shendetin ne pergjithesi.
Studiuesit në Intermountain Medical Center Heart Institute zbuluan se meshkujt që kishin agjëruar për 24 orë kishin një rritje prej 2000% në qarkullimin e Hormonit Njerezor te Rritjes. Gratë që u testuan patën një rritje prej 1300% të Hormonit Njerezor te Rritjes. Studiuesit zbuluan se individët agjërues kishin reduktuar ndjeshëm trigliceridet e tyre, nxitën kolesterolin e tyre të mire (HDL) dhe stabilizuan sheqerin në gjak.
Mënyra më e mirë për të filluar agjërimin është duke i dhënë trupit tuaj 12 orë në mes të darkës dhe mëngjesit çdo ditë. Kjo lejon 4 orë për të përfunduar tretjen dhe 8 orë për mëlçinë për të përfunduar ciklin e tij të detoksifikimit.