Çfarë tregon dylli i veshit për shëndetin tuaj

Dylli i veshit tuaj, si shumë lëngje trupore, mund t’ju tregojë shumë për gjendjen e përgjithshme të shëndetit tuaj.

Për shkak se dylli i veshit mund t’ju tregojë shumë për trupin tuaj, është e rëndësishme të dini se çfarë mund të prodhojë secila prej ngjyrave të ndryshme të dyllit të veshit, si dhe çfarë kuptimi kanë ato. Ngjyra dhe lloji i dyllit të veshit mund të ndryshojnë për shkak të gati çdo gjëje, nga ankthi në djersitjen e madhe prej palestrës. Lexoni me poshte për të mësuar më shumë se çfarë thotë ngjyra juaj e dyllit të veshit për shëndetin tuaj?

I verdhë, i lagësht dhe ngjitës

Ky lloj është i zakonshëm tek të rriturit. Trajta e lagësht dhe e ngjitshme, ndihmon për të mos lejuar kanalin e dëgjimit që të thahet.

Me shumë dyll se normalja

Huffington Post raporton që, nëse keni më shumë dyll veshi se normalja, mund të tregojë nivele të larta stresi. Gjëndrat apokrine, të cilat gjithashtu janë përgjegjëse për djersitjen për shkak të stresit, raportohet se rritin prodhimin e dyllit të veshit si përgjigje ndaj ankthit. Emocione të tjera të forta si frika gjithashtu mund të japin të njëjtin rezultat.

Trajtë e lëngshme në ngjyrë jeshile ose të verdhë të errët

Nëse dylli i veshit tuaj është i holluar dhe jeshil ka dy mundësi: E para,mund të ndodhi peë shkak të djersitjes. E dytë, nëse nuk keni djersitur kohët e fundit, mund të keni një infeksion në vesh. Mund të shihni një profesionist të kujdesit shëndetësor për një infeksion të mundshëm.

Në ngjyrë të zezë ose kafe

Mund të duket e habitshme, por kjo lloj ngjyre në tampon nuk duhet t’ju shqetësojë. Ka të ngjarë të jetë vetëm dylli i vjetër. Dylli i errët ngjyrë kafe ose e zezë ka të ngjarë të jetë vetëm rezultat i një grumbullimi të dyllit te veshit.

E verdhë e zbehtë

Kjo është ngjyrë e zakonshme tek fëmijët. Fëmijët priren që të prodhojnë më shumë dyll se të rriturit, por ky prodhim zvogëlohet gradualisht duke u rritur.

E thatë, e bardhë dhe e pisët

Sipas Fox News kjo është një shenjë se po plakeni. Ndërsa plakeni gjëndrat tuaja fillojnë të thahen natyrshëm pak nga pak duke e bërë kështu dyllin e veshit më pak të lagësht.

Eshte me mire te mos i pastroni veshet tuaj. E para, sepse veshi ka aftesi vete-pastruese. E dyta, mund te demtoni daullen e veshit ose te shkaktoni bllokim. E treta, prezenca e dyllit te veshit nuk tregon mungese higjiene.

Nuk ke fare

Fox News shkruan se, të mos kesh asnjë lëng veshi në të vërtetë mund të jetë një shenjë e një gjendje të rrallë. Gjendja quhet “keratiti obturans” dhe njerëzit që vuajnë nga kjo kanë një problem me veshin e tyre. Kjo çështje bën që dylli i veshit të mos dalë më vete si dylli normal i veshit dhe në vend të kësaj të ndërtohet si një tapë brenda veshit. Kjo gjendje shoqërohet me dhimbje dhe bllokim në vesh.

E verdhë e errët dhe ngjitëse

Dylli i errët tregon se trupi po djersin më shumë se normalja. Kjo gjë flet edhe për një aromë të rëndë të trupit.

Ngjyrë e errët dhe trajtë e dendur

Është tregues se stresi mund ta shtyjë trupin tonë që të prodhojë më shumë dyll. Edhe djersitja e tepërt mund të shkaktojë këtë ngjyrë dhe trajtë, gjë që mund të çojë në bllokim të përkohshëm të veshëve.

Po rrjedh jashtë

Fox News paralajmëron se mund të bëhet fjalë për një rritje të ngjashme me kistin, e quajtur “kolesteatoma”. Ajo mund të bëjë që dylli i veshit tuaj të rrjedhë nga veshi juaj me masë. Nëse veshi juaj rrjedh në çfarëdo mënyre, duhet të vizitoheni menjëherë te mjeku juaj.