Chemisier, fustani këmishë i freskët dhe supershik. Modelet më të bukura të stinës

Fustani këmishë, apo chemisier eshte konfirmuar si nje veshje must-have per sezonin e bukur pranvere-vere: ja disa nga modelet me te bukura

Nëse veshja e zezë është në krye të veshjeve të garderobës femërore, është një tjetër që meriton absolutisht hapësirë në dollap dhe bëhet fjalë për veshjet “chemisier”, fustani këmishë i freskët dhe supershik.

Qoftë për një mbledhje në zyrë, apo për kohën e lirë pasdite chemisier nuk gabon! Të lehta, të rafinuara dhe nuk kërkojnë as impenjim të veçantë stilimi. E çfarë doni më tepër! Shihni galerinë për modelet më të bukura të stinës.

Shumëllojshmërinë e tyre nuk e gjen në veshje të tjera, ato kombinohen në mënyrë të përkryer me kepucet me taka dhe sandalet, por ato gjithashtu mund të vishen me atlete, loafers dhe këpucë të tjera më pak elegante.

Chemisier është veshja klasike që zgjidh e vetme cështjen “cfare te vesh sot”. Pervec kesaj, mund te vishet nga mëngjesi në darkë.

Nga këmishë e bardhë e përjetshme, një copë passepartout që përshtatet pothuajse me çdo gjë, deri tek ato me printime me lule, pika ose me vija grafike. Gjatesia e fustanit dhe dizenjo eshte ne zgjedhjen tuaj.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search