Cilësitë e pëlhurës së mëndafshit dhe kujdesi për të

Pavarësisht se shumica e prodhimit të mëndafshit bëhet në Kinë dhe në Indi, përsëri asnjëri s’ua kalon stilistëve francezë dhe italianë për sa u përket modeleve me copat e mëndafshta. Sot pëlhurat si mëndafshi artificial dhe najloni, përdoren për të prodhuar copa jo shumë të shtrenjta. Gjithsesi, mëndafshi nuk ka të krahasuar. Edhe me përparimet e shkencës, mëndafshi nuk sintetizohet. Kjo e ben kete pelhure edhe me te vecante.

CILËSITË E mëndafshit

I fortë: Mëndafshi është i fortë sa një shufër çeliku me të njëjtën trashësi.

Ka shkëlqim: Mëndafshi ka një shkëlqim të ëmbël si ai i margaritarëve. Kjo për shkak të strukturës prizmike të fibroinës, me shumë shtresa, e cila përhap dritën.

I butë për lëkurën: Aminoacidet që përbëjnë mëndafshin nuk e acarojnë lëkurën. Thuhet se mëndafshi e mbron lëkurën nga sëmundje të ndryshme. Disa artikuj kozmetikë bëhen me pluhur mëndafshi.

Thith lagështirën: Aminoacidet dhe hapësirat bosh te fibrat e mëndafshit, thithin dhe nxjerrin një sasi të konsiderueshme djerse, duke e mbajtur trupin të freskët në stinën e nxehtë.

Rezistent ndaj të nxehtit: Mëndafshi nuk digjet lehtë dhe gjatë djegies nuk lëshon gaz helmues.

Mbrojtës: Mëndafshi thith rrezet ultravjollcë dhe kështu mbron lëkurën.

Nuk elektrizohet: Ngaqë mëndafshi ka edhe jone pozitive, edhe negative dhe thith lagështirën, nuk elektrizohet, siç bëjnë disa materiale të tjera.

KUJDESI PËR mëndafshin

Imazh i ngjashëm

Larja: Është mirë që rrobat e mëndafshta të pastrohen në pastrim kimik. Nëse do t’i lani vetë në shtëpi, lajini me ujë të ngrohtë (në temperaturë 30 gradë) dhe përdorni ilaç për rroba delikate. Fërkojini lehtë dhe mos i shtrydhni. Pastaj ndejini të thahen.

Hekurosja: Vini një copë sipër rrobës së mëndafshtë kur ta hekurosni. Përpiquni të hekurosni në drejtim të punimit, në temperaturë 130 gradë celsius. Përdorni pak ose aspak avull.

Heqja e njollave: Nëse duhet pastruar menjëherë, vendoseni përmbys rrobën e mëndafshtë mbi një rrobë të thatë. Me një copë pak të lagur bjerini sipër, por mos e fërkoni. Pastaj çojeni në pastrim kimik.

Ruajtja: Shmangni lagështirën, kujdes nga mola dhe mos e lini në vende me diell. Përdorni varëse të veshura me sfungjer ose vendosini shtrirë, dhe palosini sa më pak të jetë e mundur.

femra-moderne.com