Sadiq Khan, nga një familje pakistaneze, djali i një shoferi autobusi është myslimani i parë që zgjidhet kryetar bashkie i Londrës dhe qyteteve perëndimore. Khan ka kryesuar të gjitha sondazhet kundër rivalit të tij të partisë Konservatore Zac Goldsmith.
Prindërit e tij mbërritën nga Pakistani nga fundi i viteve 60, Khan u rrit në një shtëpi të komunës. “Të gjithë duhet të kenë mundësitë që qyteti ynë më dha mua e familjes sime”
“Identiteti im ka shumë faqe: jam mysliman, britanik, evropian, laburist, avokat, baba. Kam miq të të gjitha besimeve fetare dhe e dua Londrën sepse i respekton të gjitha”. Kështu prezantonte veten pak kohë më pare në një intervistë Sadiq Khan, i sapozgjedhur kryetar bashkie i një prej qyteteve më multietnike të botës.
Historia e tij është ajo e një “brezi të dytë” të suksesshëm. Prindërit mbërritën në Londër nga Pakistani nga fundi i viteve ’60, pak përpara se ai të lindte. U rrit në një shtëpi komune me gjashtë vëllezër e motra.
“Nëna e babai punonin gjithnjë, kështu, sapo munda të zë një punë, kam punuar” tregoi ai. Khan që i ri fare ka shpërndarë gazeta e ka punuar si murator, më vonë ka studiuar për drejtësi e ka nisur karrierën si avokat, i specializuar në mbrojtjen e të drejtave njerëzore e civile. Më pas mbërriti të politika: pasi u bashkua me partinë laburiste, Khan ku bë fillimisht këshilltar vendor e më pas deputet e ministër.
Tani do të jetë i pari kryetar i bashkisë së Londrës bir imigrantësh dhe mysliman. Kundërshtari i tij, kandidati konservator Zac Goldsmith, e akuzoi se në të shkuarën ka qenë pranë ekstremistëve islamikë. “Gjatë gjithë jetës i kam luftuar, e kam shpjeguar shumë qartë që e urrej këndvështrimin e tyre” ia preu shkurt Khan, që për qëndrimet e tij në favor të martesave homoseksuale është kërcënuar edhe me vdekje nga ata ekstremistë.
Fushata e tij elektorale u përqëndrua në mungesën e banesave me çmime të pranueshme dhe në kostot e transportit publik. “U kërkoj londinezëve të zgjedhin shpresën ne vend të frikës” ishte apeli i tij i fundit para votimeve. “Dhe të më japin mundësinë t’u siguroj të gjithë londinezëve të kenë mundësitë që qyteti ynë me dha mua e familjes sime. Që të jem kryebashkiaku i të gjithëve”.