Çizmet, ja si t’i mbajme te pastra

Çizmet dhe këpucët e lëkures mund të jenë delikate dhe kërkojnë pak kujdes kur pastrohen. Kimikatet e ashpra mund ta dëmtojnë lëkurën dhe ta thajnë atë, duke i dëmtuar. Edhe pse kanë nevojë të pastrohen me delikatesë, çizmet dhe këpucët e lëkurës në të vërtetë janë shumë të lehta për tu pastruar me disa përbërës natyralë që mund të keni në shtëpi.

  • Ne nje ene perzieni uje te ngrohte me sapun te lengshem dhe me ndihmen e nje cope lani cizmet. Pas kesaj thajini me nje cope tjeter.
  • Në një enë të vogël hidh një filxhan kafe uthull dhe po aq ujë. Merr një peshqir të pastër dhe pasi ta kesh lagur me masën e përgatitur, fshiji ngadalë njollat dhe të gjithë sipërfaqen e çizmeve.  Me një peshqir të thatë, thaji çizmet dhe kështu do të largosh të gjithë njollat e bardha qe le pas uji.
  • Dhe në raste të tjera, kur çizmet lagen nga shiu, sapo të hysh në shtëpi pastroji me një copë të lagur ose me sfungjer. Duke i fshirë menjëherë, parandalon krijimin e njollave nga kripa e thithur përmes ujit në lëkurë.
  • Një mënyrë tjetër po kaq efektive është edhe soda e bukës, e cila gjithashtu eliminon njollat e kripës. Në një enë të vogël me ujë, shto një lugë kafe sodë buke. Pasi të jetë tretur, pastro njollat në çizme dhe pastaj fshiji me një pëlhurë të pastër.
  • Për çdo njollë yndyre përdorni miellin e misrit. Mbuloje të gjithë njollën me miell misri dhe lëre ta thithë për disa orë. Më pas fshije miellin me një copë të lehtë.
  • Ne fund aplikoni nje balsam per kepuce lekure ne menyre qe t’i mbroje nga njollat dhe qe te shkelqejne. Lerini te thahen jashte.
  • Mos i ekspozoni ne diell apo prane nje ngroheseje (sobe, kalorifer apo kondicioner) sepse rrezikoni te demtoni lekuren dhe t’ju percahen.

femra-moderne.com