CNN: Shqiperia nje nga 17 vendet per t’u vizituar ne 2017

Me diell, i lire dhe me kilometra te tera plazhe. Ky vend i vogel mesdhetar ka qene sekreti i Europes per dy dekada, shkruan rrjeti CNN ne artikullin e tyre per 17 vendet per t’u vizituar ne 2017.

Ky vend i vogel i Mesdheut — dikur nje nga fortesat me rezistente Staliniste te Luftes se Ftohte — ka qene nje nga sekretet te fshehura me mire te Europes per pjesen me te madhe te dy dekadave.

Me diell, e lire dhe me kilometra te tera plazhesh te virgjera, dhe vende te egra te paprishura. Shqiperia ka ecur shume qe nga koha kur doli ne driten e pavaresise ne vitet ’90.
Me nje kulture ushqimore te ngjashme me fqinjin, Greqine, por shpeshhere me gjysmen e cmimit, Shqiperia do vazhdoje te lulezoje ne vitin 2017, shkruan CNN.
Vendi ka rikthyer ne jete disa nga mijera bunkeret, testament paranojak te Enver Hoxhes. Ne periferi te kryeqytetit Tirana, Bunk’Art ka transformuar kompleksin nentokesor te Hoxhes ne nje qender kulturore. Disa nga dhomat tregojne per historine e diktatorit shqiptar nepermjet shfaqjeve dhe objekteve, dhoma te tjera jane lene bosh ne menyre shqetesuese. Ne zemer te kompleksit eshte nje auditor i madh nentokesor, i dizenjuar per fshehjen e qeverise Hoxha, por tashme e ripropozuar si nje salle per koncerte jazz.
Pjese te tjera te kompleksit masiv jane vendosur te hapen per publikun ne 2017. Prisni art nentokesor, e mbyllin pershkrimin gazetaret e CNN.
Lexoni artikullin e plote duke klikuar ketu.