Çokollatë e nxehtë me kanellë
Unë nuk di për ju, por këtej nga po bën vërtet shumë ftohtë… Dhe në këto temperatura, ku ka më mirë se një filxhan çokollatë e nxehtë për të ngrohur trupin dhe shpirtin!?
Por jo një çokollatë e nxehtë e thjeshtë! Një çokollatë e shijshme e përgatitur vetë në shtëpi… me një parfum të mrekullueshëm kanelle. E për më tepër që përgatitja e saj nuk do të marrë shumë nga koha juaj.
Vështirësia: E lehtë
Përbërësit për 2 persona:
• 500 ml qumësht
• 190 g çokollatë të hidhur të zezë të grirë në copa
• 1/4 shkop kanelle
PËRGATITJA:
HAPI 1. Ngroheni qumështin me shkopin e kanellës.
HAPI 2. Shtoni çokollatën në copa. Perziejini dhe kujdes qe qumështi të mos marri valë.
HAPI 3. Shërbejeni të nxehtë nëpër filxhanë të mëdhenj.
Këshillë: Mund ta shoqëroni me krem të rradhur dhe pak kanellë pluhur sipër.