Dafina Zeqiri, publikon këngën e parë për tregun ndërkombëtar

Dafina Zeqiri, publikon këngën e parë për tregun ndërkombëtar: “Është ëndërr e bërë realitet”

Dafina Zeqiri sapo realizoi ëndrrën e saj. Kështu shkruan këngëtarja në postimin e fundit ku tregon se së shpejti publikohet edhe kënga e re “Four seasons” për të cilën prej disa kohësh po punon me producentë amerikanë.

“Kur isha vajzë e vogël ëndrra ime ishte të vija në SHBA dhe të bëhesha këngëtare. Sot po publikoj këngën time të parë. Është ëndërr e bërë realitet. Jam përgjithmonë mirënjohës grupit që besoi në talentin tim dhe jam shumë e emocionuar të publikoj këngën time të parë “Four Seasons”, – shkruan Dafina.

https://www.instagram.com/p/BRUyKF7gIbU/?taken-by=dafina.zeqiri

Këngëtarja është duke xhiruar klipin i cili pritet të dalë së shpejti.

Bio

Dafina Zeqiri me nofken Duffy’e lindi ne Varberg, por u rrit ne qytetin e Malmo ne Suedi. U interesua per muzikën dhe duke u inspirur prej nënës se saj (gjithashtu këngëtare e famshme ne Kosovë). Talenti i Dafines u zbulua që në fëmijëri. Në moshën 10-vjeçare, mori pjesë në një festival për fëmijë në Suedi me një këngë në anglisht, të cilën e kishte shkruajtur vetë. Në moshën 16-vjeçare u kthye në Kosovë me pak fjalë dhe pa bujë, por i dhuroi dëgjuesëve hite pas hitesh. Ajo u bë pjesë e TOP listave të televizioneve dhe radiove lokale dhe në shume raste edhe i kryesonte ato. Me zërin e këndshëm, sharmin dhe paraqitjen mjaft atraktive skenike, Dafina tani radhitet ndër këngëtaret më të dashura dhe më të kërkuara shqiptare. Ka kënduar që nga mosha 4 vjeçe, ndërsa në moshën 7 vjeçare ajo ka qenë anëtare e koreve të ndryshme në Suedi. Ajo mund të konsiderohet si një ndër tekstshkrueset më të talentuara të muzikës shqip, pasi që në moshën 10 vjeçare ka shkruar disa tekste këngësh. Talentin e saj për muzikë ajo e zhvillon edhe më tutje duke mbaruar shkollën e mesme për muzikë. Dafina Zeqiri eshte nje nga kengetaret shqiptare qe e meriton suksesin edhe ne tregun muzikor nderkombetar.

femra-moderne.com