3 receta të mrekullueshme me dardha

Dardha: e shijshme për t’u ngrënë, falë tulit të ngjeshur dhe të shkrifët, është gjithashtu mbretëresha e përgatitjeve të ëmbla dhe të kripura.

Arrin pjekjen në shtëpi

Dardha është një nga frutat e rralla që nuk piqet në pemë. Blihet kur është akoma jeshile dhe e fortë. Vendoseni në një frutierë, ajo do të piqet pas disa ditësh.

Shumë e përshtatshme për gatime

E ngjeshur dhe paksa kokrrizore, tuli i saj është, në mënyrë të veçantë, shumë i përshtatshëm për gatim. Prerë në feta të trasha të ziera në avull dhe me gjalpë, e pjekur e plotë në furrë, ajo është një shoqëruese e mirë e mishit të bardhë, rosës, si e pulës afrikane, ashtu edhe e mishit të gjahut. Ajo rrit gjithashtu vlerat e djathërave me brumë me majdanoz dhe djathit të dhisë.

Një e metë e vogël për të ëmblat

Tuli i saj oksidohet dhe nxihet shumë shpejt, prandaj është mirë që të spërkatet me limon sapo të pritet. Përdoret me verë, e karamelizuar në furrë, me gjalpë, mund ta shijojmë edhe me verë të ëmbël. E rafinuar dhe gjithmonë e parrezistueshme.

Ju ftojme te pergatisni keto 3 receta te mrekullueshme me dardha, secila për 4-6 persona

Ëmbëlsirë me çokollatë dhe dardha

Përgatitja: 1 orë

Parangroheni furrën në 180°C. Shkrini 125 g çokollatë në copa në banjëmari. Jashtë zjarrit, shtoni 4 vezë një nga një, 125 g sheqer, 85 g miell misri dhe 10 g maja embelsirash. Shtoni 25 cl krem të freskët dhe rriheni me rrahës elektrik. Qëroni dy dardha, hiquni farat dhe pritini në thela të trasha. Vendosini në fundin e një forme për ëmbëlsirë. Hidhni mbi to përgatitjen e brumit. Piqeni në furrë për 40 minuta. Hiqeni nga forma 5 minuta pasi ta keni nxjerrë nga furra. Nese deshironi mund ta spërkateni me stika të thërmuara.

Dardha me verë dhe erëza

Përgatitja: 3 orë

Zieni për 5 minuta 75 cl verë të kuqe, 30 cl ujë, 200 g sheqer, 1 rrënjë karafili, 5 kokrra piperi, 1 lugë gjelle mjaltë, pak vanilje, lëkurën e një gjysme limoni. Zhysni 6 dardha në shurupin e vakët. Lërini aty për 25 minuta. Nxirrini dardhat. Filtrojeni dhe shterojeni deri në gjysmën e masës shurupin. Hidheni mbi dardha. Ruajini në të freskët për 2 orë.

Dardha të vakëta dhe djathë dhie

Përgatitja: 35 minuta

Parangroheni furrën në 210°C. Përzieni 20 g gjalpë të shkrirë me 1 lugë gjelle lëng limoni. Qëroni 4 dardha dhe hiquni farat. Pritini në katërsh. Lyejini me gjalpë dhe piperosini. Piqini në furrë për 10 minuta. Përzieni 300 g djathë të freskët dhie me 1 lugë gjelle vaj arrash. Kriposeni, piperoseni. Përzieni 1 lugë gjelle mustardë, 1 lugë gjelle uthull balsamike dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri. Lyeni me të dardhat, spërkatini me arra. Shërbejini me përgatitjen me djathë. recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Na shkruani se cila recete ju pelqeu me shume...

Start typing and press Enter to search