Dardha dhe dobitë e saj për shëndetin tonë
Dardha e embel dhe e shijshme, eshte nje frut shume popullor dhe i perhapur. Por ky frut nuk preferohet vetem per shijen, por edhe per vlerat ushqyese dhe sheruese
Dardha e ndihmon organizmin në disa aspekte. Ja cilat jane disa nga dobite shendetesore te dardhes:
- Dardhat jane te pasura me fibra, vitamina dhe minerale, te cilat jane shume te domosdoshme per shendetin.
- Konsumi i rregullt i dardhave mund te ofroje mbrojtje kunder kancerit te zorres se trashe. Shumica e fibrave ne dardha jane polisakaride jo të tretshme, qe funksionojne si laksativ neper zorre. Kesisoj largon toksinat qe shkaktojne kancer nga zorra e trashe.
- Dardha njihet për efektet qetësuese kryesisht kundër djegieve të stomakut, gastriteve, kolitit apo kundër problemeve me zorrë të trashë.
- Dardha eshte e varfer ne kalori (58 kalori per 100 g). Pak kalori dhe shume fibra mund t’ju ndihmojne ne renien e peshes. Por edhe ne uljen e kolesterolit te keq.
- Permbajne nje sasi te mire te vitamines C dhe A, por edhe shume antioksidante dhe fitoushqyes si β-karoten, lutein, dhe zeaxanthin. Te gjithe se bashku ndihmojne ne mbrojtjen e trupit nga radikalet e lira te demshme.
Disa ide gatimesh me dardha:
- Dardha te pjakura, me arra dhe mjalte
- Kek me cokollate dhe dardha
- Dardha me vere dhe ereza
- Dardha te shoqeruara me djathe dhie
- Fruti i dardhes eshte nje burim i mire i mineraleve si: bakri, hekuri, kalium, mangan dhe magnezi. Gjithashtu ka vitamina te B-complex vitamins such as folates, riboflavin and pyridoxine (vitamin B-6).
- Me lëngun e dardhës mund të qetësoni fytin e irrituar nga kolla dhe në lehtësimin e dhembjeve të kyçeve.
- Edhe pse e padokumentuar mire, dardhat jane fruti me pak alergjik nga te gjithe. Prandaj shpesh perdoret per pergatitjen e ushqimeve per personat alergjike.
- Acidi hydroxycinnamic, që gjendet tek dardha parandalon kancerin e mushkërive dhe stomakut.
- Dardha sugjerohen si ilaçe tradicionale (natyrale) në trajtimin e kolitit, çrregullimeve kronike te tëmthit, artritit dhe cermes (përdhesit).
- Por jo vetem fruti i dardhes eshte i mire. Gjethet e dardhës përdoren si caj kundër sëmundjeve të rrugëve urinare.
- Lekura e dardhës bën mirë për pastrimin e veshkave ndërsa lëngu që përftohet nga zierja e degëve të dardhës ndihmon në uljen e temperaturës.
- Fruti i dardhes lidhet me parandalimin e osteoporozës.