Dashuri apo pasion? Zbuloni çfarë ndieni për partnerin tuaj

Me këtë test do të zbuloni nëse marrëdhënia që ju lidh me partnerin është e bazuar në një ndjenjë të vërtetë dashurie, apo nëse karakterizohet nga një pasion i çastit

Kur dilni në shoqërinë e miqve, si silleni?
A Më shumë flisni me partnerin dhe më pak me të tjerët
B Flisni më shumë me të tjerët sesa me partnerin tuaj

Kur jeni vetëm, si ju pëlqen ta zini kohën…?
B Duke i kushtuar partnerit tuaj çaste pasioni
A Duke folur me të dhe duke ndarë bashkë disa çaste dhe mendime të këndshme

Si do ta përcaktonit jetën tuaj intime?
B Të zjarrtë dhe të papërmbajtshme
A Shpaguese dhe intensive

A ju ka shkuar ndonjëherë ndër mend ta tradhtoni partnerin?
A Jo, sepse partneri juaj i përmbush të gjitha kërkesat
B Ndonjëherë, por vetëm me fantazinë tuaj

Kur jeni takuar për herë të parë, si kanë qenë shikimet tuaja?
B Menjëherë keni bërë një “radiografi” reciproke dhe keni vlerësuar pamjen fizike
A Jeni parë në sy dhe keni kuptuar që mes jush ekziston një mirëkuptim dhe një harmoni shumë e fortë

Kur mendoni se partneri juaj është më shumë tërheqës?
A Kur është në shtëpi, edhe me tuta
B Kur është i veshur bukur

Ka kaluar shumë kohë nga takimi juaj i parë te hera juaj e parë?
A Po, sepse keni dashur të njiheni më mirë përpara se të kaloni në intimitet
B Jo, ka ndodhur menjëherë sepse pasioni ka qenë shumë i fortë

Kur grindeni, cila është strategjia që përdorni për t’u pajtuar?
A Darkë romantike dhe një natë e zjarrtë
B Analizoni arsyet e grindjes dhe përpiqeni t’i zgjidhni me të

Partneri juaj ka disa javë që nuk ju përfill. Çfarë mendoni?
A Eshtë shumë i lodhur dhe ka nevojë të çlodhet… shkoni në një agjenci udhëtimesh dhe blini 2 bileta për një fundjavë të mrekullueshme së bashku
B Filloni të dyshoni që po ju tradhton… intimiteti është pika kryesore e mirëkuptimit tuaj dhe nëse mungon do të thotë që ka diçka që s’shkon

Kur jeni larg partnerit, çfarë ju mungon më tepër?
A Kontakti fizik dhe trupi i tij/saj
B Të ndenjurit së bashku, ndarja e mendimeve, emocioneve dhe e çasteve të jetës

Keni interesa të përbashkëta me partnerin?
A Po, ndani shijet, interesat dhe shumë aspekte të jetës në çift
B Po, edhe pse mirëkuptimi intim mbetet pika juaj kryesore e kontaktit

Jeni shumë i/e lodhur nga puna dhe i kërkoni partnerit tuaj t’ju bëjë një masazh qetësues. Si mendoni se do të përfundojë masazhi?
A Pasi ju ka bërë masazhin, ai/ajo do t’ju përgatisë një çaj qetësues dhe do t’ju përqafojë që ta harroni stresin në punë
B Një gjë tërheq tjetrën… prandaj, masazhi nga qetësues do të bëhet gjithnjë e më shumë intrigues

Zgjidhjet e testit tuaj

Më shumë A: Dashuri dhe ndjenjë

Çifti juaj njeh një mirëkuptim të përsosur si intim ashtu edhe sentimental. Lidhja që ju bashkon është shumë e fortë dhe e rrënjosur, sidomos falë një ndjenje të vërtetë dashurie. Për ju marrëdhënia është një bashkësi faktorësh: pasion, bashkëpunim, harmoni e dashuri, prandaj marrëdhënia është e shkruar që të zgjasë gjatë. Partneri ju plotëson dhe prandaj nuk keni asnjë dëshirë, as në fantazitë tuaja ta tradhtoni. Për ju marrëdhënia nuk është vetëm pasion ose intimitet, prandaj kur ai/ajo është larg ju mungon fakti që nuk mund të ndani me të kënaqësitë e ditës suaj. Dini të kuptoni nevojat reciproke dhe në çastet e vështira dini si t’i jepni forcë njëri-tjetrit. Nëse do ta mbani lidhjen tuaj në këtë nivel, do të njihni kënaqësinë e të jetuarit në harmoni dhe mund të shijoni kënaqësinë e të plakurit së bashku.

Më shumë B: Tërheqje dhe pasion

Çifti juaj njeh një tërheqje të fortë dhe të parezistueshme, që mund të bëhet vdekjeprurëse dhe ta reduktojë historinë tuaj në një pasion të çastit. Në fakt, në marrëdhënien tuaj, në vend të parë vini mirëkuptimin e shqisave. Besoni te partneri juaj sepse keni një harmoni të fortë në intimitet dhe fatkeqësisht prireni t’i lini pas dore shumë aspekte të rëndësishme për lumturinë e çiftit si, ndarjen e interesave dhe të qëllimeve. Mendoni se me pasionin mund t’i zgjidhni të gjitha problemet, ndërsa do të bënit mirë të analizonit arsyet që shpesh ju çojnë në grindje, në mënyrë që të zgjidhni tensionet që prireni t’i grumbulloni për shkak të mungesës së komunikimit.

femra-moderne.com