Aktorja amerikane, Debbie Reynolds vdiq dje në mbrëmje në Los Anxheles, një ditë pas vdekjes së vajzës së saj, edhe ajo aktore, Carrie Fisher.
Aktorja amerikane e nominuar për çmimin Oscar, vdiq në spitalin Cedars-Sinai pas pësimit të një goditjeje në zemër, konfirmoi djali i saj, Todd Fisher për portalin TMZ.
Reynolds ishte nëna e aktores Carrie Fisher, 60 vjeçe, e cila vdiq një ditë më parë pas një ataku në zemër.
“Ajo donte të ishte me Carrie”, tha Todd Fisher për revistën “Variety”.
TMZ tha se 84 vjeçarja, e cila u bë e njohur në vitin 1952 në filmin hit “Singin ‘in the Rain”, u ndje keq kur ishte në shtëpinë e djalit të saj në Beverly Hills dje pasdite duke bërë planet për funeralin e vajzës.