Rezarta Shkurta, ish miss, kengetare dhe aktualisht sipermarrese e nje agjensie fotografish per femije, i ka prekur te gjithe me urimin e saj per ditelindje bashkeshortit Ermal Hoxha.
Ermal Hoxha 40 vjeç, është djali i madh i Ilir Hoxhës, fëmijës së parë të çiftit Hoxha, ish-diktatorit Enver Hoxha. Aktualisht ai eshte ne burg dhe nuk jemi te sigurte nese do ta marre urimin e bashkeshortes se tij.
Ja cfare shkruan ajo ne profilin e saj ne Instagram, perbri nje fotoje me te:
“10 vjet bashke dhe te dua si diten e par , mesiguri edhe me shume. Te ishte kthyer koha pafundesisht mbrapsh ,une po ne pafundesi do te te zgjidhja ty. Dhe kur te iki nga kjo jete dhe nese vertet sic thon njeriu rilind une serisht do te te gjeja dhe do te te dashuroja njesoj sepse me shume se kaq nuk egziston. Faleminderit per lumturine qe ke ditur te me falesh pran ose larg meje… U befsh 100 vjeç fryma ime”
https://www.instagram.com/p/BGXpqeVtWwc/?taken-by=rezartashkurta
Cifti eshte njohur rastësisht, sipas tregimit të vetë Rezartës. Një ditë vere në vitin 2007, në vend që të shpërthenin në sherr mes tyre, pas një aksidenti me makinë në sheshin Nënë Tereza, kur kishin dalë nga veturat përkatëse, kishte ndodhur një dashuri me shikim të parë. Krejt si nëpër filma. Ose si neper perralla. Cifti eshte perfolur shume nga mediat, jo vetem se per faktin se i pelqen te bejne publike jeten e tyre, por per shkak te jetes luksoze qe benin. Te dy kane edhe nje vajze te vogel, Hera.
Nderkohe, qe nga shkurti i vitit te kaluar, kur Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendosi të lërë në burg Ermal Hoxhën, si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës, nuk ka me foto qe tregojne per jeten e tyre me luks te shfrenuar, por ka dedikime te ndjera per dashurine e madhe qe Rezarta vazhdon te kete per bashkeshortin e saj.