Vazot me lule dhe bime te ndryshme brenda ne shtepi e bejne ambjentin me te bukur, te rehatshem, te ajrosur dhe luksoz.
Roli i luleve qe mbahen brenda ne shtepi ne pastrimin e ajrit eshte i padiskutueshem. Bimet e mbjella neper vazo sigurojne nje atmosfere plot jete dhe mund te transformojne shtepine tuaj ne nje oaz te vogel jeshil. Dhe keto jane fakte te njohura me se miri. Po ju i pelqeni bimet brenda ne shtepi? A keni lule, bime ose peme te vogla brenda ne shtepine tuaj? Nese nuk keni, pse nuk e merrni ne konsiderate? Mbi te gjitha po te shikoni keto ide qe kemi mbledhur per ju, me siguri do te deshironi te keni. Nje bime ne shtepine tuaj do ta beje ambjentin me te rehatshem, te ajrosur dhe luksoz gjithashtu.
Shikoni keto ide vertete fantastike se si t’i vendosni neper shtepi lulet dhe bimet.
1.
Bimet qe rriten brenda ne shtepi luajne nje rol te rendesishem dekorativ dhe ne te njejten kohe pastrojne ajrin.
2.
Mund te perdorni rafte per vendosjen e vazove me lule te ndryshme. Keshtu mund te krijoni nje kopsht te vogel brenda shtepise.
3.
Mbajteset e vazove kane nje funksion te madhe dekorativ. Prej metali, plastike ose druri, zgjidhini ne varesi te stilit te dekorit te shtepise.
4.
Nje ide fantastike per te perdorur tavolinat e vogla si mbajtese per vazot e luleve.
5.
Konsiderojini lulet qe mund te mbahen brenda ne shtepi si nje pjese e rendesishme e dekorit te brendshem. Lulet qe varen jane vertete elegante.
6.
Preferoni bime qe nuk kane nevoje per shume perkujdesje, nese jeni persona shume te ngarkuar.
7.
Nuk keni nevoje per shume hapesire qe te mbani bime brenda ne shtepi. Behuni krijuese dhe rritini bimet vertikalisht, shkruan balconygardenweb.
8.
Nese ekziston mundesia dhe ka drite, mund t’i vendosni vazot me lule edhe neper shkalle.
9.
Rritni bime me gjethe te trasha (succulent plant) sepse jane shume te lehta per t’u mbajtur.
10.
Ju mund t’i kultivoni lulet edhe ne banjon tuaj.
Nderkohe qe me poshte mund te shikoni dhjetra ide te tjera se si mund t’i shperndani lulet dhe bimet neper shtepi.