Depresioni pas lindjes tek nenat e reja: si perballohet

Depresioni  pas lindjes përfshin gjendjen e dëshpërimit ose brengosjes së nënës, pas lindjes së foshnjës. Ndryshimet hormonale, por edhe ndryshimi i menyres se jeteses, fizikut, bejne punen e tyre, mbi te gjitha ne kete periudhe, duke ndryshuar edhe humorin e nenave te reja 

Ajo mund të ndihet fajtore se pse po përjeton një situatë të tillë, ose mund të ndihet se nuk mund ta përballojë rolin e të qenit një nënë e mirë. Kjo mund të zgjasë për javë të tëra ose disa muaj. Depresioni i lehtë mund të ndihmohet duke shtuar mbështetjen nga familja ose miqtë, ndërsa depresioni pas lindjes i rëndë kanë nevojë për ndihmë profesionale nga punonjës socialë apo psikologë.

Kush eshte me e rrezikuar nga depresioni pas lindjes?

 Nëna është më e rrezikuar për të pasur DPL, nëse:
  • Ka pasur edhe më përpara shqetësime nga depresioni
  • Nuk ka një partner mbështetës
  • Ka një lindje të parakohshme ose fëmijë të sëmurë
  • Ka humbur nënën e saj kur ka qenë fëmijë
  • Ka kaluar shumë shqetësime së fundmi – vdekje, papunësi, probleme me strehimin ose paratë.

Mos u frikëso nga diagnoza. Ti tashmë e di se çfarë ke, shumë gra të tjera e kanë kaluar këtë eksperiencë dhe janë bërë më mirë me kalimin e kohës. Partneri, miqtë ose familja do të jenë më kuptues dhe ndihmues, nëse e dinë se cili është problemi.

Si perballohet kjo situate

Duhet te keni kujdes qe ne kohen e shtatzanise, per te mos vuajtur nga depresioni pas lindjes.

  • Si fillim, mos u përpiq të jesh një “super – grua”. Përpiqu të bësh pak gjëra dhe të sigurohesh që të mos tejlodhesh. Nëse je në punë, sigurohu të ushqehesh rregullisht dhe të ngresh lart këmbët gjatë orës së drekës.
  • Mos ndërro shtëpi gjatë kohës që jeni shtatzënë, ose deri sa bebi të jetë 6 muajsh.
  • Bëj miqësi të reja me gra ose çifte që po presin ose kanë një fëmijë; mes të tjerash, kjo do t’ju ndihmojë të rregulloni/blini gjërat e nevojshme për fëmijën.
  • Gjej dikë me të cilin mund të flasësh. Nëse nuk ke një shok/shoqe të ngushtë, zgjidh një nga miqtë që ke afër.
  • Fol me dikë mbi ndjenjat e tua. Shumë gra të tjera kanë kaluar eksperienca të tilla. Nëse mendon se nuk mund të flasësh me dikë të familjes ose me një mike, fol me mjekun tënd. Ata e dinë se këto ndjenja janë të zakonshme dhe do të jenë të aftë të të ndihmojnë.
  • Shfrytëzo çdo mundësi për të pushuar dhe për të fjetur. Partneri mund të kujdeset për ushqimin e bebit gjatë natës.
  • Ushqehu mirë dheshëndetshem, si sallatat, perimet e freskëta, frutat, lëngjet natyrale të frutave, qumështi dhe drithërat janë të gjitha të mira, të pajisura me vitamina dhe jo të vështira për t’u gatuar.
  • Gjej kohë për argëtim me partnerin tënd. Përpiqu të gjesh një kujdestare dhe dilni së bashku për një vakt, shfaqje ose të vizitoni miqtë tuaj.
  • Lejoji vetes dhe partnerit intimitetin e nevojshëm, së paku puthjet dhe ledhatimet. Kjo do t’ju bëjë të ndjeheni më mirë të dyve dhe do të lehtësojë rikthimin në marrëdhëniet normale seksuale. Mos u ndiej fajtore, gjërat t’i rikthehen normalitetit.
  • Mos fajëso veten ose partnerin: për momentin, jeta është e vështirë, dhe nervozizmi mund të dëmtojë marrëdhënien tuaj, në kohën që ju duhet të jeni pranë njëri-tjetrit më shumë se kurrë.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search