Dermatologu me famë botërore Ariel Ostad: keto jane 13 ushqimet që ju plakin

Ariel Ostad, dermatologu me famë botërore rëndit në faqen e internetit “Health” 13 prej ushqimeve që favorizojnë plakjen e lëkurës dhe prishjen e dhembeve.

Keto ushqime dhe pije na bëjnë të dukemi më të plakur:

1) Embëlsirat. Shumë sheqer në gjak dëmton kolagjenin e lëkurës duke e bërë këtë të fundit që të humbasë tonifikimin dhe elasticitetin dhe duke krijuar rrudhat.

2) Alkoolet. Përveç sasisë së sheqernave që çliron në gjak, alkooli ndikon edhe në bërjen e një gjumi të parehatshëm dhe s’ka asgjë më të dëmshme për lëkurën se sa një gjumë i parehatshëm.

3) Vera e bardhë. Përmban shumë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve. Nëse mendoni se shpëtoni dhëmbët tuaj duke i larë menjëherë pas konsumimit të dy-tre gotave verë të bardhë, gaboheni. Ostad thotë se në këtë mënyrë vetëm sa rritet prezenca e acideve. Per kete këshillon që pas konsumit të verës së bardhë të prisni të paktën 1 orë e më pas të lani dhëmbët.

4) Mishi i skuqur. Për shumë persona është i parezistueshëm, por efektet e tij në plakjen e lëkurës janë të mëdha. Për t’i minimizuar këto këshillohet heqja e pjesëve të djegura që përmbajnë acide të dëmshme për kolagjenin.

5) Kripa. Perdorimi i tepruar me të në kuzhinë për një kohë të gjatë mund t’ju plakë më shpejt nga sa mendoni. Disa ushqime, thotë Ostad, përmbajnë vetë sasi të mëdha kripe.

6) Mishi i perpunuar. Për të mos folur për potencialin e shqetësimeve kardiovaskulare që mund të sjellin, këto prodhime përmbajnë konservantë që në shumë raste irritojnë lëkurën duke shkaktuar edhe rrudha të parakohshme.

7) Yndyrna te hidrogjenizuara. Janë një ndër shkaktaret e plakjes së lëkurës.

8) Ushqimet pikante. Këshillohet përdorimi i moderuar i tyre. Çdo tip lëkure është e ndjeshme ndaj këtyre ushqimeve.Përvec kësaj, shkaktojnë edhe çrregullime në menopauzë.

9) Mishi i kuq. Sapo hyn në organizëm çliron radikalet e lirë që janë dëmtuesit kryesorë të proceseve rigjeneruese të lëkurës. Këshillohet përdorimi në mënyrë të kufizuar i mishit te kuq.

10) Pijet energjike. Çlirojnë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve dhe të shoqëruara me një aktivitet fizik, injektojnë në organizëm sasi të mëdha kripe. Nëse nuk bëni dot pa këto pije, këshillohet pirja me pip, për të shmangur kontaktin me dhëmbët.

11) Kafeina. Kafeina është si çdo diuretik tjetër; ajo mund të bëjë që ju të nxirrni lengje nga trupi. Kjo ben qe lekura juaj te dehidrohet.

12) Kafeja. Pervecse dehidron trupin tuaj per shkak te kafeines, kafeja demton edhe dhembet tuaj. Keshillohet te pini nje gote uje pasi keni konsumuar kafe. Uji largon acidet e kafese.

13) Limonadat e sheqerosura. Sipas specialisteve, limonada mund te shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve. Pini nje gote uje pasi keni konsumuar limonade, ose mos i shtoni sheqer limonades tuaj.

femra-moderne.com