Dëshironi fëmijë të lumtur? Detyrojini te bejne ushtrime fizike

Nese dëshironi fëmijë të lumtur, atehere ndiqni kete keshille: Mos i bëni ata përtacë. Femijet pertace kane me shume gjasa te vuajne nga depresioni kur te rriten

Të rinjtë që ushtrohen rregullisht janë më pak të prirur të kenë çrregullime humori kur rriten, thonë shkencëtarët. Ata kanë studiuar sjelljet e 800 femijeve për 4 vite, nga mosha 6-10 vjeç, dhe vunë re një lidhje të konsiderueshme mes aktivitetit dhe mirëqënies, shkruan Daily Mail.

Fëmijët që ushtrohen në aktivitete fizike nuk janë thjesht fizikisht më të mirë, por kanë edhe një shëndet të mirë mendor dhe jane me te lumtur.

“Kjo është shumë e rëndësishme, pasi sugjeron që aktiviteti fizik mund të përdoret për të trajtuar depresionin që në fëmijëri”, thotë autorja e studimit Silje Steinsbekk, nga universiteti i Shkencës dhe Teknologjisënë Universitetin e Norvegjisë. Ajo thotë se çdo aktivitet fizik duhet të shkaktojë djersitje tek fëmija dhe përshpejtim frymëmarrje.

Rezultatet e studimit janë botuar në Pediatrics Journal, pak javë pasi Zvicra dhe Gjermania ekzaminuan 6500 adoleshentë për lidhjen mes depresionit dhe sëmundjeve fizike.

Akademikët e Universitetit të Baselit zbuluan se periudha e depresionit shpesh pasohet nga atriti apo sëmundje të sistemit tretës. Ata gjetën gjithashtu se më të rinjtë që vuajnë nga ankthi kanë shanse të mëdha që të preken nga sëmundje të lëkurës.

Gjate femijerise zhvillohet shendeti yne mendor dhe eshte periudha kur percaktohen modelet e sjelljes per te ardhmen – prandaj eshte e rendesishme qe prinderit dhe shkollat te inkurajojne femijet te formojne zakone te shendetshme per te ardhmen.

femra-moderne.com