Deshironi patatina? Me mire bejini vete! Ne po ju tregojme receten

Nese ndonjehere ju kap deshira per patatina, me mire bejini vete!

E dime qe te skuqurat nuk jane shume te mira per shendetin, por ndonjehere jane te mira per nepsin. Gjithsesi me mire jane t’i besh vete, se sa t’i blesh te gatshme ne dyqan. Pasi te mesoni se sa thjesht dhe shijshem mund te gatuhen, nuk do pertoni t’i beni sa here te keni qejf. Ne po ju tregojme receten dhe disa marifete.

  • Merrni dy patate, qerojini dhe lajini. Me pas pritini me ndihmen e nje rendeje (ne anen e gjere) ose mund te perdorni qeruesin e patateve per te bere feta shume te holla.

  • Mund t’i hidhni ne uje qe t’i shpelani nga niseshteja dhe me pas t’i futni ne frigorifer per rreth 1 ore. Ose mund t’i fusni fetat e patateve ne uje te valuar per 45 sekonda. Ne kete menyre patatet nuk do zbuten kur t’i hedhim kripen. Gjithashtu, kjo ndihmon qe patatet te mos ngjiten me njera – tjetren kur t’i skuqim. Perziejini patatet me ndihmen e nje luge te madhe me vrima. Pas 45 sekondave, kullojini dhe vendosini mbi nje peshqir kuzhine qe te thahen mire.
  • Ne kete moment kalojini patatet ne nje tas dhe rregullojini me kripe dhe ereza te ndryshme sipas deshires. Mbulojini me nje kapak dhe lerini te pushojne 30 minuta.
  • Nxehni vajin dhe filloni te fusni fetat e patateve nje nga nje ne menyre qe nxehtesia te mos ulet menjehere. Kthejini here pas here derisa te arrijne nje ngjyre te arte.
  • Kur te shikoni se jane bere krokante hiqini nga vaji dhe vendosini mbi nje leter kuzhine. Lerini aty derisa vaji i tepert te jete perthithur i gjithi.

Tani jeni gati te shijoni patatinat e bera ne shtepi!

Disa ide per shije te ndryshme

  1. Kripe dhe spec djeges per nje shije pikante.

  2. Barbecue – perzieni ne sasi te vogla piper te kuq, puder hudhre, puder qepe, mustarde pluhur dhe pak sheqer. 

  3. Pule & trumze. Shtypni nje kub supe pule, shtoni pak spec djeges ne pluhur, trumze dhe pluhur qepe. 

  4. Hudher pikante. Ne nje tigan kaurdisni hudhra te grira, majdanoz te grire, kripe e piper ne pak gjalpe. 

  5. Me rigon. Thjeshte kripe e rigon ose mund t’i shtoni edhe piper te zi, puder qepe, puder hudhre, spec djeges dhe pak trumze per nje shije te eger. 

  6. Me domate. Perzieni puder domatesh, kripe, puder qepe, puder hudhre dhe majdanoz te thare dhe te imet.

  7. Me djathe parmixhano. Hidhjani siper patatinave te sapo skuqura. 

femra-moderne.com