Dieta ditore e supermodeles se famshme

Të jesh supermodele s’do të thotë medeomos ta kalosh jetën duke ngrënë kërcej selinoje dhe karota, për të qëndruar në formë. Gisele Bündchen ka një nga trupat më të pëlqyer në botë dhe, fatmirësisht për të, nuk përtyp vetëm gjethe sallate.

Bukuroshja amazoniane 37 vjeçare, nene e tre femijeve, ndjek një dietë që është e pasur në proteina dhe hekur, e varfër në yndyrna. Dhe, për më tepër, ajo pëlqen shumë të hajë mish – dy racione në ditë.

  • Ajo i lejon vetes të kënaqë dëshirën e saj për mish, nga ana tjetër ajo shmang ushqimet e yndyrshme dhe ato ushqime që kanë sasi të mëdha sheqernash të përpunuara.

    Omëletë me kërpudha dhe të bardhat e vezës

  • Gisele ka gjithashtu edhe një as nën mëngë – açai, një frut që rritet në pyjet e Amazonës braziliane, që thuhet se është një nga ushqimet më ushqyese në botë.
  • I mbushur me yndyrnat e mira, që gjenden edhe te vaji i ullirit, me nivele të larta të vitaminës A dhe C, fibra, hekur dhe kalcium, mund të konsumohet edhe shoqëruar me banane dhe guarana.

Ja si eshte dieta e saj ne nje dite te zakonshme:

 

Mëngjes

> Dy feta proshutë pa dhjamë të skarës, me domate dhe kërpudha
ose
> Omëletë me kërpudha dhe të bardhat e vezës (të pasura me proteina), gatuar me margarinë pa yndyrë.

Gjoks pule i tiganisur me patate të reja dhe bizele.

Dreka

> Një tas i madh sallate me gjoks gjeldeti pa lëkurë dhe i copëtuar, me selino, qepë të njoma, domate, sallatë marule, të rregulluara me vaj ulliri.
ose
> Një racion i vogël mish gatuar me spec djegës, pilaf dhe sallate.

Darka

> Biftek i skarës, pilaf me oriz integral dhe bizele.
ose
> Gjoks pule i skarës ose i tiganisur me një grusht patatesh të reja dhe bizelesh të ziera.

Mes vakteve

> Fruta të thata, përfshirë kumbulla dhe kajsi të thata.
ose
> Një grusht arrash të përziera.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search