Dieta e 21 (ose 22) diteve eshte ideuar nga nutricionisti Marco Borges. Kjo diete eshte ndjekur edhe nga yjet amerikane si Jennifer Lopez, Beyonce dhe Shakira.
Dieta bazohet ne principin se organizmit i duhen 21 dite per te krijuar ose per te ndryshuar nje sjellje dhe ne kete rast, per te ndryshuar menyren e te ushqyerit.
Stili i te ushqyerit te kesaj diete eshte me orientim vegan, qe do te thote se brenda harkut kohor te nje dite duhet te jene me rregullin 80-10-10. Me sakte, 80% karbohidrate, 10% proteina, 10% yndyrna.
Cilat jane rregullat qe duhet te ndiqni:
- Perdorni produket natyrale dhe sa me pak te perpunuara industrialisht.
- Blini produkte te zones dhe biologjike.
- Hani gjithmone 3 vakte te plota: mengjes, dreke, darke.
- Perpiquni te evitoni mesvaktet, por nese s’mundeni dot te pakten konsumoni perime te gjalla, pak fruta, ndonje arre ose bajame.
- Hani derisa te ndiheni te ngopur, jo me shume.
- Duhet te evitoni ushqimet e skuqura, embelsirat dhe te gjithe ato qe bejne pjese tek ushqimet “mbeturina”.
- Duhet te hani vetem tre vakte ne dite dhe darka duhet konsumuar 2 ore para se te flini gjume.
- Beni te pakten 30 minuta aktivitet fizik, sikur edhe nje shetitje me hap te shpejte.
- Pini te pakten 2 litra uje ne dite dhe ne mengjes esell pini nje gote me uje dhe limon per te pastruar dhe riaktivizuar metabolizmin.
- Jane te ndaluara pijet me gaz dhe sheqer, mund te zgjidhni leng me fruta dhe perime per te pastruar trupin nga toksinat.
- Ne mesvakte mund te pini cajra te ndryshme.
Ja nje liste e ushqimeve qe duhen konsumuar ne kete diete:
- Perime: Nga 1 deri ne 2 kupa per vakt. Masa duhet marre kur jane te pagatuara dhe nuk duhet te jete me shume se 250-300 grame.
- Fruta: Cdo lloj fruti jo me shume se 150 grame. Mund te hani edhe fruta te thara sic jane papaja apo kokosi.
- Drithera te ndryshme: 100-150 gr (te gatuara) dhe nese mundeni zgjidhni ato pa glutine.
- Arra dhe fara te ndryshme: maksimumi 1/4 e nje kupe ose deri ne 2 luge me gjalpe kikiriku, bajamesh, arrash ose lajthish.
Mengjesi per cdo dite:
Caj ose kafe |
Qumesht pjeserisht i skremuar, 150 g |
Sheqer, 2 luge te vogla |
Feta te biskotuara, 4 |
Marmelate, 25 gr |
E hene | E marte | E merkure | E enjte | E premte | E shtune | E diel |
Dreka:
Makarona me perime | Makarona me domate | Oriz me leng perimesh | Makrona me domate e borzilok | Rizoto me prodhime deti | Makarone me domate | Makrona me ragu |
Rosto vici | Gjuhez me limon dhe majdanoz | Eskallop me limon | Gjoks pule (ose gjeldeti) i pjekur | Merluc me ullinj | Mish skare | Pule e pjekur |
Tris perimesh | Patate “alla fiorentina” | Spinaq i tiganisur | Sallate jeshile | Laker e zier (ose ne avull) | Pazi e tiganisur | Angjinare me vaj, majdanoz dhe hudher |
Darka:
Bollgur me vaj ulliri | Supe krem perimesh me makarona | Makarona me perime | Supe krem bizelesh | Supe me leng mishi (me perime ose makarona) | Oriz me leng mishi | Supe me leng mishi |
Omelete me perime | Gjoks pule (ose gjeldeti) me sherebele | Proshute krudo | Buke e thekur | Pule e zier | Peshk gjuhez i gatuar ne avull | Merluc i zier |
Finok me domate ne furre | Sallate jeshile | Pure patatesh | Finok au gratin | Karota te ziera (ose ne avull) | Bishtaja te njoma te ziera, me vaj e limon | Sallate me perime te gjalla |
Per t’u konsumuar brenda dites:
Sheqer: 2 luge te vogla |
Buke shtepie pa maja: 2 feta x 70 gr |
Fruta: 2 x 150 gr |