Dieta e 21 diteve: Si te dobesohesh 11 kg ne menyre te shendetshme
9 Qershor, 2020
Dieta e 21 (ose 22) diteve eshte ideuar nga nutricionisti Marco Borges. Kjo diete eshte ndjekur edhe nga yjet amerikane si Jennifer Lopez, Beyonce dhe Shakira.
Dieta bazohet ne principin se organizmit i duhen 21 dite per te krijuar ose per te ndryshuar nje sjellje dhe ne kete rast, per te ndryshuar menyren e te ushqyerit.
Stili i te ushqyerit te kesaj diete eshte me orientim vegan, qe do te thote se brenda harkut kohor te nje dite duhet te jene me rregullin 80-10-10. Me sakte, 80% karbohidrate, 10% proteina, 10% yndyrna.
Cilat jane rregullat qe duhet te ndiqni:
Perdorni produket natyrale dhe sa me pak te perpunuara industrialisht.
Blini produkte te zones dhe biologjike.
Hani gjithmone 3 vakte te plota: mengjes, dreke, darke.
Perpiquni te evitoni mesvaktet, por nese s’mundeni dot te pakten konsumoni perime te gjalla, pak fruta, ndonje arre ose bajame.
Hani derisa te ndiheni te ngopur, jo me shume.
Duhet te evitoni ushqimet e skuqura, embelsirat dhe te gjithe ato qe bejne pjese tek ushqimet “mbeturina”.
Duhet te hani vetem tre vakte ne dite dhe darka duhet konsumuar 2 ore para se te flini gjume.
Beni te pakten 30 minuta aktivitet fizik, sikur edhe nje shetitje me hap te shpejte.
Pini te pakten 2 litra uje ne dite dhe ne mengjes esell pini nje gote me uje dhe limon per te pastruar dhe riaktivizuar metabolizmin.
Jane te ndaluara pijet me gaz dhe sheqer, mund te zgjidhni leng me fruta dhe perime per te pastruar trupin nga toksinat.
Ne mesvakte mund te pini cajra te ndryshme.
Ja nje liste e ushqimeve qe duhen konsumuar ne kete diete:
Perime: Nga 1 deri ne 2 kupa per vakt. Masa duhet marre kur jane te pagatuara dhe nuk duhet te jete me shume se 250-300 grame.
Fruta: Cdo lloj fruti jo me shume se 150 grame. Mund te hani edhe fruta te thara sic jane papaja apo kokosi.
Drithera te ndryshme: 100-150 gr (te gatuara) dhe nese mundeni zgjidhni ato pa glutine.
Arra dhe fara te ndryshme: maksimumi 1/4 e nje kupe ose deri ne 2 luge me gjalpe kikiriku, bajamesh, arrash ose lajthish.